Përgjimet në Bild/ LSI: Dosjet do të ishin varrosur nëse nuk do ishin publikuar

Zv.kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, në një deklaratë për mediat ka komentuar përgjimet e publikuar në gazetën gjermane Bild.

Sipas Luan Ramës tashmë krimi i organizuar është kthyer në krim shtetëror. Ndërsa për sa u përket ruajtjes së hetimit tatimor Rama ka deklaruar se kjo është çështje e  Prokurorisë dhe jo e deputetëve të mazhorancës. Ndërsa ka thën se urdhri për të mos publikuar përgjimet në lidhje me dosjen 339  në media, zv kryetari i LSI ka thënë se është një akt i shëmtuar që cenon lirinë e medias.

Deklarata e plotë e Luan Ramës: 

Zbardhja e të vërtetës përmes publikimit të disa përgjimeve që lidhen me atë që është njohur si dosja 339, në fakt është vetëm maja e aisbergut të krimit shtetëror! E vërteta nuk mund të mbulohet më, nuk mund të prangoset dhe as nuk mund të vritet! Dosja 339 nga ku janë marrë përgjimet që provojnë rolin prej shërbetori të qeverisë ndaj krimit, nuk është e vetmja.

Por është e mjaftueshme për të kuptuar se si krimi i organizuar përmes krimit elektoral është shndërruar në krim shtetëror! Por, ndërsa nga e vërteta e përgjimeve kuptojmë varësinë e qeverisë në shërbim të krimit nga njëra anë, nga ana tjetër legjitimohet arsyeja se pse qyetaret dhe opozita janë në protestë! Sepse të gjithë tashmë e kanë të qartë se si janë vjedhur e blerë votat dhe se si është krijuar maxhoranca aktuale;

Të gjithë e kanë të qartë se si janë bërë listat e deputetëve të maxhorancës, të gjithë e kanë të qartë se si janë kërcënuar me bukën e gojës dhe vendet e punës votuesit, për të votuar me dhunë maxhorancën aktuale!

Dhe kur duhej që Kryeministri i maxhorances se krimit të jepte menjëherë dorëheqjen, ndërseu lukuninë e budallenjve të shfaqeshin se ishin të shqetësuar medemek, ngase nuk është ruajtur sekreti hetimor?! Ruajtja e sekreti hetimor është çeshtje e Prokurorisë, jo e deputeteve te maxhorancës! Problemi dhe ne fakt halli i madh i deputetëve të maxhorancës, është përmbajtja e përgjimeve të zbardhura, të cilat nëse nuk do të ishin publikuar e denoncuar publikisht, do të ishin varrosur prej një prokurorie të kapur e të zvetnuar prej shërbimit si instrument nën varësinë e krimit shtetëror!

Nga kjo pozitë mjerane si shërbëtore e krimit shtetëror dhe pasi mori vijësjelljen politike prej maxhorancës, Prokuroria nxorri urdhërin antikushtetues për të mos lejuar publikimin e të vertetave te krimit shtetëror, duke dëshmuar kësisoj panikun dhe frikën, që është sjellja tipike e të gjithë kriminelëve që ndjejnë t’u afrohet ora e ndëshkimit!

Urdhëri për çensurë i Prokurorisë është një akt tjetër i shëmtuar shtetëror për të cënuar lirinë e shtypit dhe të drejtën e qytetarëve për informim, është një akt tjetër për të sabotuar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian! E vërteta është apel për t’u ngritur, të gjithë bashkë e më të vendosur kundër krimit shtetëror! E keqja nuk largohet, por luftohet!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • uka: 06/06/2019 14:50

    U varrosshit ju te pafytyre PD-LSI,kur e dini mire se c,keni bere keto 30 vjet e dilni llapni e beni moral ju cipeplasur,ju zagare bandite,ju gangstere qe qendroni ne kembe vetem me shpifje,me pergjime,me intriga,paci mallkimin e ketij populli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?