Ish-kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili vijon që të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe prokurores së përgjitshme, Arta Marku pas daljes së përgjimeve të reja nga 'Bild'. Për Vasilin, Rama duhet të ishte larguar dje, ndërsa Kryeprokurorja sot.

"Prokurorja e pergjithshme per nje vit e gjysem nuk leviz as gishtin per dosjen 339 dhe 184. Dosja 339 dhe 184 bllokohen me urdher te kryeministrit,qe e therret prokuroren e pergjithshme ne zyren e tij sa here do.

E ka pranuar vete publikisht prokurorja qe asgje nuk ka ndodhur me dosjen 339. Edi Rama duhet te ishte larguar qe dje, Prokurorja e pergjithshme sot. Keta pranojne te jene pecet e kembeve te krimineleve ndersa populli kurre.

Ndaj te mos vonojne më asnje minute, se populli tani i ka shume te qarta gjerat...." thotë ai. Në fund të postimit, Vasili thotë se populli tani i ka shumë të qarta gjërat duke lëshuar një paralajmërim për protestën e së shtunës që do të jetë e teta kombëtare e opozitës. (lexo ketu pergjimet qe nxori dje Bild).