Alibeaj për Report Tv: Negociatat Rama-Berisha pazar, PS tallet se do u 'falë' Komisionet Hetimore! Përfaqësimi në ‘Zgjedhore’ i takon PD

Pazare i cilëson numri 2 i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, negociatat që po zhvillohen mes Rithemelimit dhe PS për kthimin e normalitetit në Kuvend. Në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, Alibeaj thotë se këto pazare të fshehta mes Sali Berishës dhe Edi Ramës nuk janë në interes të publikut.

Alibeaj ironizon Rithemelimin që sipas tij tani harron revolucionin dhe bën marrëveshje me qeverinë, ndërsa duke kujtuar vitin 2008 tha se asgjë e mirë nuk i vjen vendit nga një pakt Rama-Berisha.

“Sot zhvillohen negociata, Rama-Berisha. Praktikisht grupi i Rithemelimit është Berisha dhe PS është Rama. Ndjesia e parë që më vjen nuk është e mirë, sepse e fund marrëveshje e bërë Berisha-Rama në atë kohë ishte 2008. Shqiptarët e kanë ndjerë nga 2008 e këtej efektet e asaj marrëveshje që goditi sistemin zgjedhor.

E dyta, unë e kam thënë në dalje janë negociata, pazare. Nuk dihet ca do bëjë kush, ca do japë, ca do shesë. Duket në pamje të parë me aq informacione që mediat kanë raportuar që nuk është në interes të publikut. Interesi i publikut është ajo ca kemi ofruar në Komisionin e Reformës Zgjedhore, listat e hapura, një sistem ndryshe nga sistemi i 2008, ku deputetët të jenë të qytetarëve dhe jo kryetarëve. Nëse këto pazare synojnë të kalcifikojnë edhe njëherë atë të 2008-së, asgjë e mirë për shqiptarët nuk vjen”, tha Alibeaj për Report Tv.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nuk e kurseu një ironi për ish kolegët e tij në Selinë blu.

“Nuk e di se shkojnë negociatat, kur jemi në revolucion,. Nuk e di si mund të ulesh me kundërshtarin më të madh, kur të ka bërë gropën, ka përdorur drejtësinë”, tha Alibeaj. 

Alibeaj i jep përgjigje edhe Rithemelimit që kërkon më shumë përfaqësim në komisionin e Reformës Zgjedhore, duke thënë se vendet i takojnë Partisë Demokratike, si forca e dytë e dalë nga zgjedhjet e 2021. Alibeaj u ndal edhe në kërkesat e tyre për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, nga vota e emigrantëve, listat e hapura dhe Shqipëria një zonë zgjedhore.

“Komisioni i Reformës Zgjedhore është kërkuar nga PD, nga kjo sigël apo vulë, këtu e dy vite më parë, atëherë kur Berisha dhe Rama nuk e donin, por ka qenë këmbëngulja e PD dhe Bashës që e kërkoi si një nevojë për të përmirësuar rregullat e lojës në zgjedhje. Unë jam dakord që të marr qortimet e kësaj bote nëse kërkesat e ofruara do ishin amorale, do ishin për interesin, për karrigen tonë, s’do shkonin në interesin e publikut. Listat e hapura nuk janë gjë tjetër veçse një rikthim i sistemit mazhoritar, qytetarët të zgjedhin përfaqësuesin e tyre, deputeti i tyre të mos lëvizë pozicionet e veta politike sipas interesit apo nevojës për tu bërë edhe njëherë deputetë.

Kemi kërkuar votën e diasporës, Shqipëria është e përgjysmuar. Çdo sistem zgjedhor pa votën e diasporës është i pavlefshëm. Kemi kërkuar që vota e shqiptarëve të jetë e njëjtë, si në veri si në jug. Votimin dhe numërimin elektronik. Nëse këto janë çështje që nuk i interesojnë shqiptarëve, jam unë sebepi i sherrit, por nëse këto i interesojnë shqiptarëve nuk jam unë, është dikush tjetër që e ka ngritur në mënyrë jo të ndershme këtë çështje. Unë jam përfaqësues i PD, i së vetmes parti politike të regjistruar në regjistrat e shtetit shqiptar, forca e dytë në 2021. Sipas rregullave funksionale i takon përfaqësimi partisë, por atyre që qëndrojnë në këtë sigël. Ca tha Rama, nëse dështon komisioni. S’ka pse të dështojë komisioni, pse do dështojë”, tha Alibeaj.

Një bashkëpunim të mundshëm mes PD dhe Sali Berishës për zgjedhjet e 2025-s, krahu i djathtë i Lulzim Bashës e mohon kategorikisht, ndërsa e konsideron një thashethemnajë që mund të jetë artikuluar edhe nga Rithemelimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:43
Bashkëpunim Basha-Berisha? Alibeaj shuan dyshimet: Thashetheme! Dy kushtet për bashkim

 

Enkelejd Alibeaj shuan çdo dyshim se mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës mund të ketë një bashkëpunim për zgjedhjet e ardhshme. Për Report Tv, Alibeaj thotë se kjo është një thashethemnajë, ndërsa thotë se demokratët e kanë derën e hapur nëse plotësojnë dy kushte, mbështetje për drejtësinë dhe aleancë me SHBA e Britaninë e Madhe që kanë shpallur non grata Sali Berishën.

“Nuk gëlon një thashethemnajë e tillë, mund të gëlojë nga pjesa e Berishës ndoshta nuk e di. Nuk është e hijshme të komentojë një thashethemnajë. Ideja e bashkimit. Është e qartë. PD e ka bërë të qartë, që të mundim këtë regjim, që përdor armë tej ligjit, përdor administratën, banditë, patronazhistë, blen vota. Ca kemi nevojë ne. Për gjithë demokratët, nuk përjashtoj askënd, të gjithë demokratët që janë dëbuar. Ne kemi nevojë dhe ka nevojë ky vend që të këtë atë pjesën tjetër të publikut o është asnjanëse, ose neverit 33-vjeçarin e politikës shqiptare. Kemi nevojë të kemi aleat edhe drejtësinë. Kemi nevojë edhe për të pasur aleancë me aleatët. Mund të ketë një bashkim, por vetëm rreth vlerash, orientim i PD dhe i qartë drejt perëndimit, mbështetje pa kushte e drejtësisë”, tha Alibeaj për Report Tv.  

Ora 12:37
Negociatat/ Ironizon Alibeaj: Rithemelimi ishte në revolucion, si ulen me atë që u bëri gropën! Rama tallet se do u japë Komisionet Hetimore

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ironizuar negociatat Rithemelimi-PS për të kthyer normalitetin në Kuvend. Alibeaj thotë se nuk e kupton se si mund të ulen në tryezë me kundërshtarin më të madh, të cilin e akuzojnë se i bëri gropën Berishën duke përdor drejtësinë.

Sa i takon negociatave për ngritjen e Komisioneve Hetimore, Alibeaj tha për Report Tv se kjo është thjesht një tallje e Edi Ramës. Sipas tij, me ligjin e ri për Komisionet Hetimore opozita nuk ka të drejtë as të marrë prova, sepse fillimisht duhet të votojë pro mazhoranca apo se nuk do pranohen mediat. Kjo për Alibeajn i bën negociatat thjesht një pazar.

“Pazar e bën fakti që nuk është transparent, nuk jam kundër uljes së deputetëve. Te komisionet hetimore jam dakord, ka qenë kjo seli kur pr.ligji u bë tinëz nga Rama. Nuk bën dot komisione hetimore sot, media nuk pranohet, e drejta e opozitës për të marrë prova është asgjësuar se duhet të votojnë pro ata të shumicës. Ajo çfarë thotë Rama sot po jap komisione është një tallje. Kjo e bën Pazar.

A jam ulur unë me Gjiknurin, çdo të enjte e çdo javë. Ajo që nuk e bën Pazar është transparenca dhe ajo çfarë kërkon. Prandaj e kërkuam para dy vitesh dhe vendosëm edhe veton, në mënyrë që Rama dhe Gjikunri ta çojnë në Komisionin e Ligjeve, ku Rama mund të peshkojë deputet dezertorë dhe të bëjë ligj sipas shijes së tij. Kjo ndan pazarin ose jo.

Nuk e di se shkojnë negociatat, kur jemi në revolucion,. Nuk e di si mund të ulesh me kundërshtarin më të madh, kur të ka bërë gropën, ka përdorur drejtësinë”, tha Alibeaj për Report Tv.

SI.E./Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja