Alibeaj prezanton kandidaten e PD për bashkinë e Fierit, akuza ndaj Berishës: Bashkimi i demokratëve nuk u bë sepse ai kërkonte nënshtrim

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim në kuadër të fushatës elektorale në Fier, me qytetarë të cilëve u ka bërë thirrje të votojnë për kandidaten e PD-së në këtë bashki, Eriselda Zotaj Çela.

Ai hodhi akuza ndaj kreut të Rithemelimit Sali Berisha duke thënë se negociatat për bashkimine e Partisë Demokratike dështuan sepse ky i fundit kërkonte nënshtrim dhe jo bashkim. Sipas tij Berisha është fajtori kryesor përse demokratët janë të përçarë në këto zgjedhje lokale duke konkurruar edhe në logo të një partie të majtë.

“Ai refuzoi çdo bashkëpunim me Partinë Demokratike në këto zgjedhje duke i çuar demokratët sërish në sigla dhe logo të tjera socialiste apo s’dihet çfarë, duke pasur vetëm një qëllim: të dëmtojë sa më shumë shanset e partisë demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Bashkë me veglat e qeverisë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lloj-lloj pengesash dhe stërkëmbshash i nxorën demokratëve për të konkurruar në zgjedhje.  Ja pra, ky është Sali Berisha, që kërkon ta përçajë Partinë Demokratike dhe ta përçajë në momentin që ai nuk e ka një instrument kundër perëndimit, për t’ju kundërvënë politikës amerikane në Shqipëri”- u shpreh Alibeaj.

Mes të tjerash, kryedemokrati tha se Berisha kërkon ta kthejë PD-në në një bunket antiamerikan dhe të marrë monopolin e opozitës për t’i dhënë oksigjen qeverisë të Edi Ramës.

“Sali Berisha ka tri motive për këtë sulm të pashembullt ndaj partisë sonë. Së pari, ai kërkon ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan, për t΄u mbrojtur nga veprimi i drejtësisë për akuzat që i janë bërë nga aleatët tanë të mëdhenj. Së dyti, kërkon të marrë monopolin e opozitës dhe, duke bërë këtë, të vazhdojë t΄i japë oksigjen qeverisë së Edi Ramës”- shtoi ai.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj ftoi të gjitha partitë opozitare të djathta që të bashkohen përballë Metës-Berishës dhe Ramës të cilët sipas tij formojnë trekëndëshin e Bermudës në politikën shqiptare. Ndërsa theksoi se kandidatët zyrtarë të logos së PD-së, janë nismëtarët për të rikthyer demokracinë shqiptare dhe se procesi i organizimit të brendshëm synonte rikthimin në pushtetin lokal me sa më shumë parti.

“Ne ftojmë në një aleancë politike të gjitha partitë parlamentare ose jo, nga qendra në të djathtë të cilët janë për idealet euroatlantike, janë për orientimin perëndimor të Shqipërisë, janë për të luftuar dhe rrëzuar trekëndëshin e Bermudës të përfaqësuar nga tri pikat simbolike të tij Rama-Berisha-Meta që përbëjnë të shkuarën, që janë problemi dhe asesi zgjidhja.  Ne do të i futemi një procesi organizimi të brendshëm elektoral, tërësor dhe kapilar, për tu rikthyer në pushtetin lokal me sa më shumë bashki dhe këshilltarë për t’i dhënë jetë demokracisë lokale pas zgjedhjeve të njëanshme të vitit 2019. Kandidatët tanë do të jenë fryma euroatlantiste në politikën shqiptare. Ata do të jenë nismëtarët e rikthimit të demokracisë shqiptare në shinat e normalitetit, në shinat e standardeve. Do të jenë kandidatët që jo vetëm politikisht por edhe praktikisht do t´i hapin bashkitë pranë qytetarëve”- nënvizoi ai.

Në mbyllje të fjalës së tij, Alibeaj ftoi qytetarët që në zgjedhjet lokale të 14 majit të votojnë kandidaten e PD-së si të vetmen kandidate që përfaqëson aspiratat euroatlantike.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë