Mallakastër/ Alibeaj prezanton Kapllanajn: Kandidatura e duhur! Mesazh Berishës: S’mund ta përdorësh PD për halle personale

MALLAKASTËR- Kreu i Grupit të Partisë demokratike, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar sot kandidaturën për bashkinë e Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Në fjalën e tij Alibeaj tha se Kapllanaj është figura që i duhet sot Mallakastrës sepse sipas tij e ka treguar veten me punën që ka bërë gjatë kohës që ka pasur drejtimin e kësaj bashkie, ndërsa theksoi se nuk diferenconte as të majtë e as të djathtë.

“Si mundet një regjim me patronazhistë, një regjim që rreshton të gjithë bandën për të bërë vota për pushtetin? Ka vetëm një mënyrë. E para njeri është të jesh njeri i lirë. E dyta, me moral. Pse ikin njerëzit sot? Sepse ende nuk kemi mundur si opozitë t’u japim arsyen për të mos e blerë atë biletë për të ikur. Agron Kapllani nuk premtoi në 2015 vende pune, por tha “I barabartë gjithkush”. Kjo është të jesh i moralshëm, i ndershëm në dhënien e shërbimit. E dyta, me alternativë. Mund të jesh i ndershëm, mund të jesh i sinqertë, por duhet të kesh alternativë. Çfarë do bësh ti për qytetin, për bashkinë? Në rastin e Agron Kapllanit kjo është e tejkaluar sepse ka pasur nga 2015-2019 për ta parë si e trajton qeverisjen ndaj njerëzve pa bërë asnjë lloj diskriminimi, as për të majtë, as për të djathtë”, tha Alibeaj.

Alibeaj foli edhe për ‘luftën brenda partisë Demokratike, duke thënë se Kapllanaj është një prej atyre demokratëve që ka treguar koherencë në qëndrimet e tij. Një mesazh e pati edhe për Sali Berishën, duke thënë se ai nuk mund ta përdorë partinë për interesat e tij personalë, pasi parti është e demokratëve.

“Nuk është vetëm ai administratori i mirë, demokrati i qëndrueshëm, por figurë politike dhe kombëtare për qëndrimet që ka mbajtur, koherencën për të qenë i njëjti dje sot dhe nesër. PD nuk është pronë që e merr nga njëri xhep në tjetrin. PD është e njerëzve, e vlerave, e kontributit të këtyre njerëzve, dhe nuk mundet askush që ta keqpërdorë për hallet personale”, tha Alibeaj.  

Alibeaj iu përgjigj Berishës, pasi ky i fundit gjatë një komunikimi me ndjekësit në Facebook, i quajti deputetët e tij bukëshkalë.

“Anatemohemi ne për pazar me Edi Ramën? Bukëshkalë? Pengje? Kush e votoi pro çështjen inceneratorëve dhe kush nuk e votoi? Një pjesë e ministrave sot janë në burg sepse atë çështje e ngritëm ne. Ca njerëz nuk erdhën as për ta votuar, madje edhe na shanë. Kush e votoi përfaqësuesin e maxhorancës ‘mamuthi i korrupsionit’ te Banka e Shqipërisë? Fitoi ‘mamuthi i korrupsionit’ me votat e këtyre që i bashkuan me maxhorancën. Çështjen e Portit të Durrësit e ngritëm ne. Njerëzit nuk kanë nevojë për zhurmën e kapjes së foltores çdo të enjte në mëngjes, por kanë nevojë të dinë sa është vjedhur, kush janë oligarkët që darkojnë me Edi Ramën”, u shpreh Alibeaj.

Në fund, Alibeaj vuri theksin se kjo është një sfidë që duhet fituar me patjetër, ndërsa u kërkoi falje qytetarëve edhe për djegien e mandateve në zgjedhjet e mëparshme lokale.

Kreu i Degës së PD-së, Fier, Agron Kapllanaj është kandidati i parë që PD zyrtare ka futur në garë për zgjedhjet vendore 2023. Përballë, Kapllanajt, në primaret e Berishës marrin pjesë Neim Begaj dhe Resmi Shanaj, ku njëri prej tyre që do të fitojë do të futet në garë. Agron Kapllanaj ka mbajtur më herë postin e kreut të bashkisë së Mallakastrës deri në vitin 2019.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:43
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Kapllanaj nuk është kandidat i Ramës! Ja ka thyer hundën në 2015

1669474269_finalprojekt.00091813.Still008.jpg

Pas prezantimit të Agron Kapllanaj si kandidat për kryetar të bashkisë së Mallakastrës, Enkelejd Alibeaj foli para mediave dhe iu kundërpërgjigj Sali Berishës për akuzat se përfitojnë tendera dhe janë të shitur te Edi Rama.

“Agron Kapllanaj nuk është kandidat i Ramës se e ka treguar dhe ja ka thyer hundën Edi Ramës në 2015-tën nga i cili ka përfituar edhe zoti Berisha sepse në atë kohë dhe ai e thoshte se ishte fitore e PD dhe atij përmes punës së Kapllanajt. Nuk është i Edi Ramës është i demokratëve. Kandidatët tanë janë kandidat të qytetarëve”, tha Alibeaj.

 

SI.E./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Spahiu: 27/11/2022 08:25

    Mallakastra, djepi I veprimtari se patriotike te gjyshit Isa Toska

    Përgjigju
  • Arbërori: 26/11/2022 22:56

    Ali Bej Rama i shitur tek serborusi

    Përgjigju
  • Miri: 26/11/2022 22:19

    Alibeaj dhe Kapllani jane e ardhmja dhe e shkuara e PD-se.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?



×

Lajmi i fundit

'Shqiptarët janë spiuna pa lekë, e na kanë paditur', Ermal Fejzullahu dhe moderatori zbulojnë si përfunduan në burg në Zvicër

'Shqiptarët janë spiuna pa lekë, e na kanë paditur', Ermal Fejzullahu dhe moderatori zbulojnë si përfunduan në burg në Zvicër