PS rrëzon kërkesën e PD për komision hetimor për investimet strategjike! Alibeaj: Kanë frikë nga skandali i madh! Balla: Firmat e kërkesës së parë ia shtuan të dytës

Partia Socialiste ka rrëzuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve sot kërkesën e 37 deputetëve të Partisë Demokratike për të ngritur një Komision Hetimor për Investimet Strategjike në vendin tonë. Sipas socialistëve kërkesa nuk respektonte rregulloren pasi demokratët kërkesës së dytë me firma shtesë i shtuan firmat e të parës, me numër tjetër protokolli.

Në dalje të mbledhjes në Kryesinë e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar demokratë kanë ridepozituar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike, por sipas tij, anëtarët e mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve e kanë rrëzuar këtë kërkesë të PD për shkak të frikës që kanë nga ku skandal i madh.

“Ngritjen e komisionit hetimor, që është nga instrumentet më të rëndësishëm të opozitës. Ne ridepozituam kërkesën, tashmë jo me 35, por me 37 firma. Në mënyrën më antikushtetuese, antiligjore, nga ana e anëtarëve të mazhorancës në konferencë rrëzohet kjo kërkesë. Rregulli, Kushtetuta, e do që instanca e fundit që shprehet për ngritjen e një komisioni hetimor është seanca, por as këtë nuk e lejuan. Kjo çështje demaskoi qëndrimin e mazhorancës. Investimet strategjike, familjare strategjike në kurriz të pasurive publike, duket se është një skandal i madh, ndaj i largohen si djalli nga temjani”, tha Alibeaj.

Por menjëherë më pas iu përgjith kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se kërkesa e PD nuk përmbush kriteret. Sipas tij 'nuk mund të marrësh një kërkesë të rrëzuar, të marrësh firmat dhe ti risjellësh një kërkesë me numër protokolli të ri. Firma e një qytetari vlen vetëm për një, nuk mund ta marrësh nga një e ta çosh te dokumenti tjetër'.

Partia Demokratike ridërgoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike.Përsëritja e kërkesës u bë pasi Agron Duka tërhoqi firmën pak ditë më parë, ndërsa në vend të tij për ngritjen e komisionit firmosën Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha, të cilët sipas argimentimeve të demokratëve për shkak të axhendës nuk kishin mundur të firmosnin.

Sipas ligjit, për ngritjen e një komisioni hetimor duhen të paktën 35 firma deputetësh. PD thotë se ky komision do të hetojë të gjitha investimet e mëdha, që sipas tyre i janë dhënë miqve të Ramës. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar PD përcaktoi edhe përbërjen e Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike ku kryetar ishte parashikuar Gazment Bardhi. Gazment Bardhi që është edhe inciatori për ngritjen e këtij Komisioni, ka thënë qartë që qëllimi është që me anë të kësaj të kuptohet që shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:53
Komisioni për investimet strategjike, Balla: Kërkesa e PD-së nuk përmbush kriteret, s’mund të marrësh firmat nga një dokument t’i sjellësh me një tjetër

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se kërkesa e PD për konferencën e kryetarëve nuk përmbush kriteret.

“E kam thënë prej ditës së parë që jam zgjedhur si anëtar i konferencës që respektimi i rregullores nga të gjithë duhet ët jetë orientimi kryesor. Kërkesa e ardhur nga opozita nuk përmbush kriteret themelore. Nuk mund të marrësh një kërkesë të rrëzuar, të marrësh firmat dhe ti risjellësh një kërkesë me numër protokolli të ri. Firma e një qytetari vlen vetëm për një, nuk mund ta marrësh nga një diskutimet ta çosh te dokumenti tjetër. Dëshira jonë është e madhe për të diskutuar për të dhënë mundësinë e çdo lloj mekanizmi të kontrollit parlamentar”, tha Balla.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat