Thellohet përçarja! Alibeaj përjashton nga grupi 4 deputetët e Berishës: S'reflektuan për dhunën ndaj PD! Salianji: Vendim personal! Shehu: Delirant

Thellohet përçarja! Alibeaj përjashton nga grupi 4 deputetët e Berishës: S'reflektuan për dhunën ndaj PD! Salianji: Vendim personal! Shehu: Delirant

Deputeti Ervin Salianji dhe kreu i Grupit, Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë të tjerë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn, për të cilën është njoftuar edhe Kuvendi. Një vendim i tillë sipas njoftimit zyrtar vjen pasi 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ato ishin pezulluar më herët nga Basha, e ndërsa me firmën e Alibeaj janë përjashtuar nga grupi. 

“Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj. Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe  Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar. Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023”, thuhet në vendim.

Ky vendim ka sjellë reagimin e Tritan Shehut i cili paralajmëron se nuk do ta pranojë këtë vendim, dhe duke e quajtur Alibejan si një të sëmurë që ka kaluar në delir. Nga ana tjetër Ervin Salianji e quajti një vendim personal të Alibeajt, duke deklaruar se nuk ka pasur mbledhje të grupit parlamentar për këtë çështje.

Përjashtimi i 4 deputetëve të tjerë pritet të thellojë edhe më shumë përçarjen e Partisë Demokratike, mes grupit të Alibeajt dhe të Sali Berishës. Më herët janë përjashtuar Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi dhe Luan Boçi. Një vendim i tillë para zgjedhjeve të 14 majit, pritet të acarojë marrëdhëniet në PD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:20
Alibeaj përjashtoi nga grupi 4 deputetët e Berishës, Gjekmarkaj: Pse vraponi për të vdekur o të mjerë

1673385807_800061c9e4633a5ba.jpg

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ashpërsisht pas polemikave që kanë shpërthyer në PD, për të kontrolluar grupin parlamentar.

“Prej muajsh nuk kuptoj me asgje! Njerzore është të mos kuptosh. Me mungojnë të gjitha instrumentat rracional të perkufizimit per kete mot politik. Kam marrë një vendim te brendshem qe mbase duhet ta formalizoj edhe se jashtmi që të  shpjegoj vetem veprimet e mia dhe jo te te tjerve  me fjale ose me heshtje. Prej kohesh irracionalja , egoja , intrigat, egersia vershojnë nga të gjitha anet.Sadoma dhe Gomorra  me shfaqen para syve në të gjithë lugubritetin e vet. Tek Iliada lapidar eshte nje varg " pse vraponi per të vdekur o të mjerë?". Secili duhet ta lexoje , vlen per te gjithe ata qe duan jeten. Perfitoj nga kjo mundesi te ftoj te gjithe koleget gazetare mos te me bejne pyetje e ftesa per disa muaj.”- shkruan Gjekmarkaj.

Ora 20:41
Vendimi i Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve, reagon Salianji: Deklaratë personale! S’ka pasur mbledhje të grupit parlamentar

1669304801_finalprojekt.00565818.Still006.jpg

Deputeti, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të publikuar nga Enkelejd Alibeaj ku thuhej se 4 deputetë janë përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së. Nëpërmjet një postimi në facebook, Salianji tha se nuk kishte asnjë përjashtim sepse sipas tij nuk ka pasur mbledhje të grupit parlamentar për të miratuar këto përjashtime.

“Duhet bërë gjithçka për bashkimin dhe dhënien forcë demokratëve!  Nuk ka përjashtime, sepse s’ka vendime të grupit parlamentar as mbledhje të tij! Kam keqardhje kur lexoj deklarata personale dhe në dëshpërim të cilat nuk i bëjnë mirē askujt.  Sakrificat e demokratëve kërkojnë bashkim jo ndarje!  Shqipëria meriton opozitë reale dhe dinjitoze, fati politik i çdokujt varet nga votat jo nga mllefet personale! Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, dhe inatet e vogla nuk bëhen dot vendimeGrupi Parlamentar do të reagojë me përgjegjshmëri dhe perpjekja për bashkim, do duhet te shihet me shumë respekt për ata qe e bëjnë realitet në interes të vendit dhe demokratëve”- shkruan Salianji.

Ora 18:09
Alibeaj e përjashtoi, Shehu: Ndoshta i duket vetja si Kim Jong-Un! I ka bërë keq gjeli për vitin e ri

1673370671_tritanshehu1.jpg

Pasi Enkelejd Alibeaj e ka përjashtuar nga grupi parlamentar, Tritan Shehu nuk i ka kursyer ironitw dhe akuzat ndaj tij. Ai sigurisht nuk do e pranojë këtë vendim, duke thënë se nuk është asgjë tjetër përveç se një i “sëmurë” e që ka kaluar në delir.

“Të shpëtojme Alibejan! Ai është rënduar shumë, në mënyrë galopante! Ndoshta i ka berë keq edhe Viti i Ri, gjeli, a diçka tjetër… Deliret e tij mendore, perceptimet e tij te deformuara për realitetin, po e cojnë shumë larg në “sëmundjen” e tij. Ndoshta i duket vetja si Kim Jong-Un a dikush tjetër i ngjashëm. Apo si gjeli mbi kotec, që tremb pulat përreth…. Kjo e fundit me duket me reale, me e vërtete! Por pavarësisht nga “figura” që imagjinon për vehten e tij, ai ka perceptime te deformuara, iluzione, delire. Që e çojnë pastaj në këtë shkalle keqësimi të “shëndetit mendor”!

Është renduar fort i shkreti kohët e fundit, duke tejkaluar në thellësi e ritëm shumë edhe nga parashikimet që kisha për ecurinë e tij shëndetësore! Deri sa arrin të firmose të tilla pacavurre….si simptomë e “sëmundjes” së rendë të tij! Dhe ketë e bën atëherë kur të gjithë po punojnë, përpiqen për tejkalimin e ndarjeve. Ndarje të cilat ai vete i ka “zyrtarizuar” me atë cope letër, që firmosi për herë të pare si “kryetar” i grupit, i caktuar nga….Sidoqofte një keshillë për koleget e tjerë opozitare: Megjithatë mos e denigroni atë, mos e agresoni se sëmundja kështu vetëm rendohet, por:

1-Cojeni me “butësi” aty ku mjekohen këta të “sëmurë”. 2-Vetem me kujdes, mos i qëndroni shumë afër, se ndoshta këto “sëmundje” mund të jene edhe ngjitëse në disa raste. Sa për të tjerat vetëm mund të qeshës me një karikaturë të tillë”, shkruan Shehu.

 

Ora 17:26
Alibeaj përjashtoi 4 deputetë nga grupi parlamentar i PD-së, reagon Flutura Açka: A jeni në metro?!

1664885504_hg.jpg

Deputetja, Flutura Açka e ka quajtur një marrëzi përjashtimin e deputetëve, Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu dhe Belind Këlliçi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Në një postim të bërë në facebook, Açka shkruan se deputetët të cilët u përjashtuan i bëjnë nder çdo grupi parlamentar, duke kritikuar vendimin e marrë nga Alibeaj.

“Marrëzia e vogëlsisë A jeni në metro? Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar”- shkruan Açka në reagimin e saj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron Gjekmarkaj: 11/01/2023 01:43

    STANBYYYYYY !

    Përgjigju
  • Ery: 10/01/2023 21:00

    Po te ishe kaq I inteligjent ishe martu o laluc te pruni Luli pronari mega teg ne shkoder me mar vota do marresh te gjatin ti bashk me rilindjen

    Përgjigju
  • sanija: 10/01/2023 18:03

    Flutura mos bej si interesante, ata ishin te veteperjashtuar, Alibeaj beri thjesht nje veprim formal. Ata jane me Berishen ky eshte fakt, prandaj mos dil me te tilla deklarata qe te terheqish vemendjen.

    Përgjigju
  • Pyka: 10/01/2023 16:54

    Bukur bukur. Madje qe tja menderosni fare Berishes, bashkojeni grupin me Tome Doshin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës