Ish deputeti I PD Enkelejd Alibeaj deklaroi se mazhoranca masat për parandalimin e COVID-19 i mori me shumë vonesë. Alibeaj theksoi se paga e luftës është vetëm në letër dhe nuk mjafton për të mbyllur muajin. Sipas Alibejat qeveria dhe pse kufizon njerëzit nuk I kompenson.  

"Po është e vërtetë ne bëmë thirrje, duke parë se pandemia po shpërndahej dhe koha ishte flori. Dhe pse ne bëmë thirrje, Rama nuk e mori parasysh, por e shtyu shumë kohë marrjen e masave dhe pasojat janë këto që janë. Kur ne kemi kërkuar në atë kohë për vendosjen e fatkeqëisë natyrore, nuk na dëgjoi njeri. Qeveri paratë që njerëzit nuk isigurojnë dot duhet t’ja jap dhe këto para jepen për ditën e zezë. Paga e luftës 26 mijë lekë nuk mjafton për drita, ujë, qera dhe kredi dhe është vetëm në letër. Nga llogaritjet tona shumica e tyre që duhet të merrnin paratë nuk I kanë marrë. Në të gjithë këtë situatë mungon transparenca. Ka vetëm shkresa. Paketa e parë për biznesin e vogël do jepej në mars dhe u mor në Prill."

Duke u ndalur tek dekretimi i ndryshimeve në Kodin Penal nga presidenti I vendit, Alibeaj shprehet se është kundër dhe nuk komenton marrëdhënien  Rama-Meta,

"Nuk jam aspak dakort me ndryshimet në kodit penal. Jam kundër mënyrës sesi u zhvilluan këto ndryshime. Nuk më intereson marrëdhënia midis dy institucioneve. Një qeveri që deri dje donte ta shkarkonte, sot të jetë bërë kaq e urtë sa dhe mund të kërkoj dhe një lloj bashkëpunimi. Nëse Meta nuk do I dekretonte, Balla dhe Manja do e shanin, do ngrinin dhe njëher tjetër një shkak për të shkarkuar. E kuptoj situatën ku është ndodhur presidenti Meta."

Në vijim të aksionit opozitar Alibeaj konfirmon se pas takimit me aleatët do të ketë dhe të tjera takime me strukturat e PD. Sipas Alibeajt plani I opozitës ka vetëm një fokus, jetën, shëndetin,  ekonominë dhe demokracinë e shqiptarëve.