Alibeaj: Raporti sekret italo-gjerman
konfirmon denoncimet për drogën

Alibeaj: Raporti sekret italo-gjerman<br />konfirmon denoncimet për drogën
Në një deklaratë për mediat kryetari i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ​tha se raporti sekret i shërbimeve italiane dhe gjermane i publikuar në media, konfirmon denoncimet e përditshme të kësaj partie.
 
Alibeaj është shprehur se ky raport dëshmon se e gjithë Shqipëria është kthyer në një fermë të madhe të hashashit të Edi Ramës.

Raporti sekret i shërbimeve italiane dhe gjermane i publikuar në media, konfirmon denoncimet e përditshme të Partisë Demokratike dhe thekson se njerëzit e Edi Ramës në Policinë e Shtetit, janë menaxherët e kanabisit dhe vjelin taksën 30 përqind për çdo rrënjë të mbjellë.

Raporti sekret dëshmon se e gjithë Shqipëria është kthyer në fermën e madhe të hashashit të Edi Ramës.

Njerëzit e tij të besuar që janë drejtuesit e Policisë në çdo qark, si Nallbati në Fier, Jeart Cela në Vlorë, Lleshi në Berat, Cullhaj në Durrës, Lenja në Lezhë, Targaj në Dibër, Alban Cela në Shkodër, Hodaj në Tiranë, Arapi në Gjirokastër, Zyberi në Korcë, të gjithë drejtuesit, shefat e komisariateve e klani i tyre, me urdhër të Edi Ramës kanë braktisur detyrën dhe janë vetëm në shërbim të ruajtjes e trafikimit të drogës.

Sepse edhe Edi Rama ka braktisur detyrën, dhe ka prioritet vetëm plantacionet me drogë.
Kanabizimi i vendit po mbyt ekonominë e ndershme, po shfrytëzon burimet dhe asetet e vendit dhe po sjell krime e vrasje.

Nga ky biznes kriminal përfitojnë vetëm bandat, drejtuesit e Edi Ramës në polici dhe sigurisht vetë ai, në krye të skemës së 30 përqindëshit.
Kjo nuk është zgjedhja e shqiptarëve. Shqiptarët nuk duan drogë, por punë të ndershme e siguri për familjet e tyre. Qytetarët do ta heqin këtë zgjedhë të bandave të drogës me Edi Ramën në krye.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”,
është shprehur Alibeaj.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur