Alibeaj rendit 3 çështjet kryesore që propozoi: Demokratët të bëhen pjesë për kandidatë për Këshillat Bashkiakë! Vendimi i Apelit s'është moment triumfi

 

Pas 7 orësh mbledhje, Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje për bashkimin e demokratëve për zgjedhjet e 14 majit.

"Vendimi i Gykatës së Apelit, përbën për  Partinë Demokratike, për të gjithë ne,  një moment të veçantë përgjegjësie për të rimarrë me energji të reja  kursin e forcimit, rritjes dhe fitores.

Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, por jemi me të vendosur se kurrë  për t’ja dalë me demokratët pa dallim, me zgjedhësit tanë, me qytetarët shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë perëndimorë, me SHBA, vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe.

Nga sot fokusi kryesor i  gjithë veprimtarisë  sonë politike  janë zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Me pjesëmarrjen, me kandidatët , me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë  e Partisë Demokratike; 

Afirmimin e Partisë Demokratike si alternativa krysore e qendrës së djathtë demokratike, kombëtare, perëndimore dhe euro-atlantike në Shqipëri;

T’i japim pushtetit vendor fytyrën e alternativës sonë demokratike; 

Të vendosim  dhe të synojmë objektiva  ambicioze, të  hedhim  bazat  e sigurta të fitores së madhe  në zgjedhjet parlamentare për  largimin e qeverisë së  korruptuar deri në palcë të Edi Ramës, dhe duke bërë realitet rrotacionin jetëdhënës të pushtetit që presin me etje të shpallur shumica e shqiptarëve. 
Për këtë :
1-Në lidhje me kandiatët për këshilltarë bashkiakë:
 Të fillojnë menjëherë  nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët  rreth saj  të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshiltarëve të PD-së  në bashkitë respektive.  Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë  një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes  dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të  drejtë.

2- Në lidhje  me kandidatët për kryetarë  të bashkive;
Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet  që kanë prodhuar  primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021,   votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë,  i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip  ndaj  gjithë prurjeve në fjalë,  në menyrë eksplicite  ndaj kandidatëve demokratë të  primareve gjithashtu, me synim daljen me  kandidatë unik. 

3-Në lidhje me aleancat;
PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të  një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale  ku secili subjekt zhvillon indentitetin  e vet poltitk brenda korrnizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombetare dhe Perëndimore", tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Alibeaj 7 orë mbledhje me deputetët dhe Kryesinë: Kandidatët e 'Primareve' të bashkohen me ne, të garojnë nën siglën e PD-së! 3 çështjet që propozoi


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali edhe 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali edhe 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën