Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i është drejtuar mbrëmjen e sotme kryeministrit Edi Rama, duk i 'kujtuar' ish-ministrat në burg. Me një postim në facebook, teksa përmend Saimir Tahitrin, Lefter Kokën e Fatos Tushen, Alibeaj thotë se 'atyre që ju tunden prangat në fytyrë për korrupsion, ju kanë ngelur në mendje bravat'
"Me Saimir Tahirin në burg për trafik droge nën miratimin e Edi Ramës. Me Lefter Kokën në burg për aferën 430 milionë euro të inceneratorëve me miratimin e Edi Ramës. Me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe në burg për korrupsion me mbështetjen e Edi Ramës. Me Ëngjëll Agaçin gati për burg për lidhje me krimin e organizuar zbuluar nga drejtësia Italiane me dijeninë e Edi Ramës. Prandaj është e kuptueshme që Edi Rama dhe të gjithë këtyre që prangat u tunden në fytyrë për korrupsion, lidhje me krimin e trafiqet, e kanë mendjen te bravat, te qelia, te hekurat. U flet subkoshienca", shkuan Alibeaj.
Në daljet e fundit mediatike, Rama nuk e ka kursyer ironinë me situatën në PD. Vetëm 3 ditë më parë, pas votimit në Kuvend për zgjatjen e afateve të vettingut, i pyetur nëse i kishte premtuar gjë PD, Rama tha me ironi ‘arra me mjaltë’. Më tej, ai shtoi se janë dy PD, dhe nuk se maxhoranca nuk negocion me asnjërën.