Një përplasje e fortë ka nisur seancën plenare të ditës së sotme mes Alibeaj dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.
Pasi e akuzoi se nuk respektonte rregulloren, Alibeaj mori fjalën në foltore dhe iu drejtua ashpër Nikollës.
Nikolla: Referojuni vetëm procedurës Alibeaj.
Alibeaj: Aty e ke butonin, sa herë që të flas shtype kur të duash.
Nikolla: Shiko punën tënde se punën time e bëj mirë.
Alibeaj: Po pra, shtyp butonin ti atë bëj, me dorën e atij që ke aty poshtë. Të drejtën time për të paraqitur amendamente nuk ma jep as ti as ky është që është këtu poshtë, ma jep rregullorja e Kuvendit. Keni paraqitur një projekt rezolutë jashtë rregullave, dakord. Ama unë kam të drejtë të paraqes amendamente. Kam kërkuar që në atë projektrezolutë, që ne mbështetëm të parashikohet edhe një gjë e thjeshtë,që ky Kuvend të njohë genocidin serb në Kosovë.
Lajmi kryesor:
Opozita bashkon votat me maxhorancën, miratohet rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t! Balla: Asnjë surprizë nga fronti i tradhtisë, Berisha bojkotoi votimin











