Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka ndërhyrë teksa Tahiri ka qenë duke iu bërë pyetje prokurorëve në Këshillin e Mandateve. Alibeaj i tha Tahirit të mos e përmend më fjalën ‘burg’, duke e siguruar se ky komision nuk do ta arrestojë. Më tej, deputeti Alibeaj i cilësoi të tepërta pyetjet e Tahirit ndaj prokurorëve.

“Pyetjet e Tahirit janë të tepërta. Mos e thuaj gjithmonë ‘burgu, burgu’, sepse nuk do të arrestojë ty ky komision, ne jemi këtu vetëm për autorizimin”, tha Alibeaj. 

d.c./shqiptarja.com