Alibeaj-Ramës: I detyron këta si dele të shkruajnë emra në zarfe, ne do jua grisim! Nuk të japim kënaqësinë perverse për të bërë shfaqje

 

Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke i thënë se do ia grisin zarfet për zgjedhjet e presidentit të ri që i cilëson turp të madh. Alibeaj thotë se nuk do ia japin kënaqësinë për të bërë shfaqje ndërsa deputetët e PS i këshillon “të shpëtojnë shpirtrat”.

"Është burrë ky? Do ky të krijojë një aureolë për të parin e shqiptarëve? Të flasë për deputetët e vet, 2 i ka në qeli, 2 nuk guxon as t’jua thojë emrin. Nuk mban as minimumin e distancimit që shqiptarët e duan. E pra filloje nga vetja, do të jesh i besueshëm, do të kalosh ylberin, bëj këtë gjë që je kryeministër i vendit, tregoje që ke vjedhur mandate por nuk ke legjitimimin e shqiptarëve, kjo është e rëndësishme. Pse lodhesh kot me zarfe, turp i madh. Kujt po i hedh hi syve? Po konsultohesh ti me shoqërinë civile? Ti që çfarë nuk bëre me patronazhistë, me krimin e organizuar, me gjithë shtetin në betejë dhe vjen këtu për të zgjedhur presidentin.

Njerëzit këtu nuk kanë skelete në dollap, jo si këta të tillë i detyron si dele, vini 3 emra për çdo zarf. S’do kesh asnjë problem nga këta por detyrim ndaj shqiptarëve po. Të paktën ndaj gjysmës së shqiptarëve që na votuan. Ne kemi detyrimin që gjithë këtë farsë me zarfe ta grisim, beteja jonë nuk është për të zgjedhur emrin, por për të dalë para shqiptarëve. Cila do të jetë nevoja e shqiptarëve për një president jo partiak që ka treguar në të shkuarën që nuk bëhet vegël e askujt, e bën dot këtë? Ke kaq mundësi ta kalosh ylberin? Jo nuk e bën dot.

Rezultatin e dinë të gjithë, por je përballë edhe gjërave të tjera. Ti ke ngelur peng por ke disa detyrime të tjera ndaj atyre që na shohin që duan ta ndihmojnë këtë vend ta nxjerrin nga vorbulla ku ti e ke futur. Kësaj do ti qëndroj. Përballë do na kesh. Ne jemi përballë sulmeve në të gjitha anët, këtë nuk e kapërcen dot ti, këtu të ngec sharra në gozhdë. E pra miq, demokratë kurrë nuk do të shihni t'i japim kënaqësinë perverse këtij njeriu këtu për të bërë shfaqje. Me dhimbje e di, me kosto sigurisht por më mirë shpirtra të lirë t’ju shohim në sy për gabimet që kemi bërë.

Më mirë të vetëm sesa me pengje të së shkuarës. Kjo është qasja që do të mbajë grupi parlamentar, besoj, uroj në këtë proces. Pa u bërë pjesë e asnjë loje, zarfat ti mbajë për vete, për ata që do të shkojnë tek 313, por ky nuk është halli i shqiptarëve. E ndjeni dhe ju të gjithë këtë situatë të pështirë, nuk keni gojë të flisni, keni vënë dorën në Kushtetutë, ju përdor thjesht si numra, merrni e mbushni zarfa.

Ne duhet të jemi krenar për atë që kemi bërë deri tani dhe do të bëjmë më pas, të gjithë bashkë me kokën lart pa asnjë peng, ky është shërbimi që duhet ti bëjmë shqiptarëve, edhe pse na i vodhi votat ky, është mënyra e vetme si të jemi të nderuar. Shpëtoni shpirtrat tuaj, ruani dinjitetin dhe jemi ballëlart para shqiptarëve", tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Negociatat për Presidentin, Rama ndërpret ëndrrën për deputetët, majtas e djathtas: S’flasim as me Saliun e vdekur! Nëse e zgjidhni në krye ne ndërpresim çdo marrëdhënie me ju! Berisha: Ka frikë nga unë


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë