Negociatat për Presidentin, Rama ndërpret ëndrrën për deputetët, majtas e djathtas: S’flasim as me Saliun e vdekur! Nëse e zgjidhni në krye ne ndërpresim çdo marrëdhënie me ju! Berisha: Ka frikë nga unë

Që prej ditësh kur Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edi Rama nuk ka qenë asnjëherë kaq i drejtpërdrejtë. Duke folur në sot në seancë plenare për negociatat për Presidentin e Republikës, Rama tha se ‘PS nuk do të flasë në asnjë moment dhe do të shkëpusë çdo marrëdhënie me PD-në nëse ato zgjedhin në krye Sali Berishën.

Ai tha se ‘ne refuzojmë të kemi çdo kontakt me të vdekur’, duke ia ‘qarë hallin Partisë Demokratike që ‘të vdekurin e ka në mes të shtëpisë’.

“Dy gjëra të jenë të qarta me Saliun nuk kemi punë. Saliu për ne është i vdekur, politikisht dhe institucionalisht. Biologjikisht i urojmë jetë të gjatë. Me të vdekurin në mes të shtëpisë ne mos na ngatërroni”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh në fjalën e tij se Partia Socialiste, ashtu siç e ka në ADN sipas tij, do të bëjë gjithçka që të ketë negociata serioze për Presidentin, por sigurisht nuk harroi të kujtonte edhe një herë se votat i ka.

“Nëse të dëshironim një kryeministër nga grupi ynë parlamentar, do e bënim. Nuk është ky qëllimi dhe duam realisht nëse është e mundur t’i japim Shqipërisë një President përtej PS”, vijoi Rama.

Jashtë derës së parlamentit Ish-Kryeministri tha se arsyeja që Edi Rama mohon “Rithemelimin”, është sepse 'tmerrohet nga Sali Berisha'. 

Ndërsa Rama la foltoren, ish kryeministri Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj nxituan të replikojnë me të. Berisha që mbërriti në foltore pas Alibeaj e ka shtyrë atë për të folur më parë vet.  Për përplasjen me Alibeaj në foltoren e Kuvendit, Berishës iu tërhoq vëmendja nga kryeparlamentarja Nikolla, ndërsa seanca u ndërpre për 5 minuta.

Ndërsa ka marrë fjalën më pas Berisha i ka kthyer përgjigje Ramës që e quajti të vdekur, e duke e quajtur procesin për përzgjedhjen presidentit të ri, jashtë çdo standardi dhe mafioz, theksoi se nuk do të propozohet asnjë kandidat. 

Për kryetarin e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj e gjithë kjo që po ndodh me negociatat për presidentin, është një lojë e zgjedhur nga Rama për të larguar vëmendjen nga skandalet korruptive që shoqërojnë qeverisjen e tij.

Për çështjen e negociatave për Presidentin përplasje pati sot edhe në Partinë Demokratike. Diskutimet brenda Grupit Parlamentar për qëndrimin që do të mbajnë në lidhje me negociatat me PS dështuan. Edhe këtë herë shkak u bënë problemet e brendshme të PD dhe debatet mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt.  Berisha iu drejtua Alibeajt duke i thënë se ai nuk është i zgjedhuri i Grupit Parlamentar, por i Taulant Ballës, ndërsa ai iu përgjigj se nuk është peng i askujt.

Ditën e djeshme, mazhoranca dhe opozita kanë gjetur gjuhën e përbashkët në fazën e parë për zgjedhjen e presidentit të ri, ndonëse vetëm sa i përket aspekteve proceduriale. Me kërkesë të opozitës, nga Fatmir Mediu dhe Mesila Doda, 2 kryetarëve të grupeve parlamentare, u ra dakord që mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve të mblidhet rreth datës 4 ose 6 maj, e jo 29 prill siç e kishin planifikuar më herët socialistët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:02
FOTOLAJM/ Nga fundi i sallës në fillim, Berisha ‘rrëmben’ edhe vendin e parë të rreshtit në Kuvend

1650539024_6ad67b195eaa42f9a88149dba413d05e.jpg

Sali Berisha e ka ndarë mendjen që të marrë ‘çdo vend të parë’ të mundshëm. Ai është parë sot të ulet në vend të parë në rreshtin ku ulen deputetët e Partisë Demokratike. Berisha më parë ulej në rreshtat e fundit.

Nuk dihet nëse Berisha do të vazhdojë të ulet aty apo ishte thjesht një zgjedhje e seancës së sotme.

Ora 12:52
Berisha e shtyu dhe tentoi t'i zinte foltoren, Alibeaj flet nga vendi: Nuk po rrezikoj

Pasi Sali Berisha tentoi t'i zinte foltoren e madje edhe duke e shtyrë, Enkelejd Alibeaj, pasi mori sërish fjalën në Kuvend, preferoi të fliste nga vendi e madje duke mos kursyer as batutat.

"Nuk po dal aty se me siguri do rrezikohem nga historitë që dikush vjen e më zë foltoren  dhe nuk dua që t’ja jap kënaqësinë", tha ai.

Ora 12:42
Rama-PD: Mos tundni flamurin e SHBA, por kapuni pas atij të PD! E keni kthyer si çarçafët e shtëpive të qejfit që nuk dihet kush i tund

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe situatën në PD, ku vijojnë problemet e brendshme. Rama i kërkoi atyre që të mos kapen pas flamurit të SHBA, por të punojnë për të ngritur flamurin e PD.

"Ne të 3 raundet e para do synojmë një president që të marrë edhe votat e opozitës. Por do ju lutesha që të paktën për këtë proces të silleni me respekt dhe t'i lënë fyerjet e sharjet. Nuk ka nevojë të shkoni në ekstreme. Ai që mungon këtu, për 8 vite përsëriti të njëjtën gjë, përqeshjet, cinizmi, gjuha e të vdekurit. Ndryshoni gjuhën se nuk merret vesh se kush flet, ju ndan ambasada amerikane? Është qesharake që ju flisni si me imunitet diplomatik nga ambasada amerikane dhe vini këtu na bëni leksion. E kuptoj që diku do kapeni, por kapeni pas flamurit të PD se flamurin amerikan e kapin amerikanët. Flamurin e PD kapni e mundohuni ta ngrini se e keni bërë si ato çarçafët e shtëpive të qejfit që nuk dihet kush e tund", tha ai.

Ora 12:41
Rama komenton përplasjen Berisha-Alibeaj: Mori një rrjedhë xhudistë Kuvendi

 

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend,  komentoi edhe incidentin mes kreut të grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Një fragment nga zhvillimet në godinë këtu afër, mori një rrjedhë xhudiste parlamenti”, tha Rama.

Ora 12:41
Presidenti i ri, Rama i përgjigjet akuzave të opozitës: Nëse do kishim kandidaturën që do na bindte, do e bënim publike e s'do ju pyesnim! Jepni kontribut nëse doni

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me procesin për zgjedhjen Presidentit të ri. Rama tha nga foltorja e Kuvendit se nëse maxhoranca do kishte një kandidat që do i bindte plotësisht, do e kishin bërë publik pa pyetur opozitën, por i kërkoi të japin kontributin e tyre 'nëse duan'.

"Nëse do kishim kandidaturë që të na bindte plotësisht, ne do e bënim publike dhe nuk do ju pyesnim fare, por nuk e kemi, ndaj po ju pyesim, nëse doni, jepni kontribut. Vini merreni me zarfat e një procesi konfidencial dhe na tregoni hipokrizinë kur ju nxorët 5 mijë veta në 2 mijë karrige", tha Rama.

Ora 12:33
Berisha-Ramës: Bashkëpunëtorët e thërrasin të shkojë në birucë! E ka kapur psikoza e vdekjes, përfytyron natën me ankthe

 

Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës duke i kujtuar që Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë pas hekurave. Sipas Berishës, ata e thërrasin që të shkojë atje, ndërsa shton se Ramën e ka kapur “psikoza e vdekjes” dhe i garanton se opozita do t’i sjellë vdekjen politike.

"Bashkëpunëtorët e tij ndodhen në biruca dhe cdo natë e thërrasin eja tek ne. Psikoza e vdekjes e kap njeriun kur e di që është kapur në flagrancë duke vjedhur mandate në këtë parlament dhe votën e shqiptarëve.

Ai përfytyron natën me ankthe, masa të revoltuara njerëzish. Psikoza e vdekjes e kap njeriun që vjedh dhe është i tmerruar nga trofetë që ka vjedhur. Për të gjitha këto i them se je i pashpresë, e garantoj që opozita vdekjen politike do ia garantojë 100%. Së fundmi do të dal t’i kërkoj ndjesë shqiptarëve se ka menduar që qëndron mbi ligjin kudo që shkon", tha Berisha.

Ora 12:27
Berisha me “vrap” në foltore, përplaset dhe shtyn Alibeajn (FOTO)

Një incident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj. Foto nga përplasja

Ora 12:22
Përplasja me Alibeajn, Nikolla-Berishës: I turpshëm gjesti, edhe pse se ke për herë të parë! Ish-Kryeministri: Do marrësh atë që meriton

 

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e konsideroi edhe një herë të turpshëm gjestin e Berishës në Kuvend kur u përplas me Alibeajn

“I turpshëm gjesti që ju bëtë në foltore, edhe pse nuk e keni bërë për herë të parë”, i tha ajo ish-Kryeministrit.

Ndërsa Berisha i tha se do të marrë përgjigjen që meriton.

“I turpshëm është akti yt sepse lejove diskutimin para replikës. Po vazhdove kështu do marrësh përgjigjen e merituar”, iu përgjigj Berisha.

Ora 12:21
Alibeaj-Ramës: I detyron këta si dele të shkruajnë emra në zarfe, ne do jua grisim! Nuk të japim kënaqësinë perverse për të bërë shfaqje

 

Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke i thënë se do ia grisin zarfet për zgjedhjet e presidentit të ri që i cilëson turp të madh. Alibeaj thotë se nuk do ia japin kënaqësinë për të bërë shfaqje ndërsa deputetët e PS i këshillon “të shpëtojnë shpirtrat”.

"Është burrë ky? Do ky të krijojë një aureolë për të parin e shqiptarëve? Të flasë për deputetët e vet, 2 i ka në qeli, 2 nuk guxon as t’jua thojë emrin. Nuk mban as minimumin e distancimit që shqiptarët e duan. E pra filloje nga vetja, do të jesh i besueshëm, do të kalosh ylberin, bëj këtë gjë që je kryeministër i vendit, tregoje që ke vjedhur mandate por nuk ke legjitimimin e shqiptarëve, kjo është e rëndësishme. Pse lodhesh kot me zarfe, turp i madh. Kujt po i hedh hi syve? Po konsultohesh ti me shoqërinë civile? Ti që çfarë nuk bëre me patronazhistë, me krimin e organizuar, me gjithë shtetin në betejë dhe vjen këtu për të zgjedhur presidentin.

Njerëzit këtu nuk kanë skelete në dollap, jo si këta të tillë i detyron si dele, vini 3 emra për çdo zarf. S’do kesh asnjë problem nga këta por detyrim ndaj shqiptarëve po. Të paktën ndaj gjysmës së shqiptarëve që na votuan. Ne kemi detyrimin që gjithë këtë farsë me zarfe ta grisim, beteja jonë nuk është për të zgjedhur emrin, por për të dalë para shqiptarëve. Cila do të jetë nevoja e shqiptarëve për një president jo partiak që ka treguar në të shkuarën që nuk bëhet vegël e askujt, e bën dot këtë? Ke kaq mundësi ta kalosh ylberin? Jo nuk e bën dot.

Rezultatin e dinë të gjithë, por je përballë edhe gjërave të tjera. Ti ke ngelur peng por ke disa detyrime të tjera ndaj atyre që na shohin që duan ta ndihmojnë këtë vend ta nxjerrin nga vorbulla ku ti e ke futur. Kësaj do ti qëndroj. Përballë do na kesh. Ne jemi përballë sulmeve në të gjitha anët, këtë nuk e kapërcen dot ti, këtu të ngec sharra në gozhdë. E pra miq, demokratë kurrë nuk do të shihni t'i japim kënaqësinë perverse këtij njeriu këtu për të bërë shfaqje. Me dhimbje e di, me kosto sigurisht por më mirë shpirtra të lirë t’ju shohim në sy për gabimet që kemi bërë.

Më mirë të vetëm sesa me pengje të së shkuarës. Kjo është qasja që do të mbajë grupi parlamentar, besoj, uroj në këtë proces. Pa u bërë pjesë e asnjë loje, zarfat ti mbajë për vete, për ata që do të shkojnë tek 313, por ky nuk është halli i shqiptarëve. E ndjeni dhe ju të gjithë këtë situatë të pështirë, nuk keni gojë të flisni, keni vënë dorën në Kushtetutë, ju përdor thjesht si numra, merrni e mbushni zarfa.

Ne duhet të jemi krenar për atë që kemi bërë deri tani dhe do të bëjmë më pas, të gjithë bashkë me kokën lart pa asnjë peng, ky është shërbimi që duhet ti bëjmë shqiptarëve, edhe pse na i vodhi votat ky, është mënyra e vetme si të jemi të nderuar. Shpëtoni shpirtrat tuaj, ruani dinjitetin dhe jemi ballëlart para shqiptarëve", tha Alibeaj.

Ora 12:13
Rama tha se ndërpret marrëdhëniet me PD nëse zgjedhin Berishën, reagon ish-Kryeministri: Ai ka frikë nga mua

 

Jashtë derës së parlamentit Sali Berisha tha se arsyeja që kryeministri Edi Rama mohon “Rithemelimin”, është sepse tmerrohet nga opozita që sipas ti është vetë ai.

“E falënderoj që nuk ka njeh, vetëm fakton që opozita e vërtet e ka tmerruar. Ai është i tmerruar nga opozita e vërtet, kalon në mohim. Lexoni për mohimin, se çfarë origjinë ka, ka panikun dhe tmerrin nga Sali Berisha.”, tha ai. 

Ora 12:01
Mediu: Opozita të ketë qëndrim të përbashkët për Presidentin, ndryshe do shohim të njëjtën gjë si sipër si poshtë kalit

Kreu i grupit parlamentar "Aleanca për Ndryshim", Fatmir Mediu iu përgjigj kryeministrit Edi Rama në lidhje me 'teatrin' që ai tregoi për zgjedhjen e Presidentëve kur Sali Berisha ishte në krye të qeverisë. Alibeaj tha se ata kanë patur në thelb dëshirën për të komunikuar. Nga ana tjetër ai kërkoi që opozita të dalë me një qëndrim të përbashkët për zgjedhjen e Presidentit 'në të kundërt do të shohim të njëjtën gjë si sipër kalit si poshtë kalit', duke përdorur fjalët e Ramës.

"Historitë e zgjedhjes së Presidentit, kanë patur në thelb dëshirën për të komunikuar e për të gjetur konsensus. E kemi bërë në vitin 2002, 2007 e 2012. Kandidati ushtarak që thatë ju nuk erdhi nga ne, por nga ju. Ju them që figura të tilla që nderojnë kombin si Ismail Kadare nuk duhet ët fliten këtu as me të vërteta as me të pavërteta. Ju nuk mund të zgjidhni kush janë kundërshtarët tuaj. ne si opozitë duhet të kemi një qëndrim të përbashkët për hyrjen e në negociata për zgjedhjen e Presidentit, ndryshe si sipër kalit si poshtë kalit do shikojë të njëjtën gjë", tha ai.

Ora 11:53
VIDEO/Berisha-Alibeaj, përplasje në Kuvend! Ish-Kryeministri e shtyn dhe i merr vendin në foltore! Nikolla merr masë disiplinore

 

Një incident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj.  

Berisha e ka shtyrë Alibeajn për t’i marrë vendin në foltore. Por kryetarja e Kuvendit ia ka dhënë fjalën Fatmir Mediut.

Nikolla më pas i ka komunikuar Berishës masën disiplonore 'tërheqje vëmendje'.  Me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla seanca plenare u ndërpre për 5 minuta pas incidentit të Sali Berishës me Enkelejd Alibeajn në Foltore.

Vetë Sali Berisha tha për mediat se nuk e ka shtyrë, por incedenti

"Nuk e shtyva por mua më takonte fjala, ka qenë një keqkuptim, nuk e dija nëse i ishte përmendur emri Alibeajt" 

Ora 11:52
Rama: Vazhdoni të na qani hallin nga poshtë kalit! Ne pranojmë çdo propozim për zgjedhjen e Presidentit, por jo nëse del nga goja e 'të vdekurit'

 

Në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se do të pranojnë propozimin për president nga opozita, por jo nga Sali Berisha që e cilëson si "të vdekur". Sipas Ramës, do të vijojnë konsultimet por thekson se jo të gjithë mund të duan të bëhen president. Ndër të tjera, thotë se konsultimet  dhe do të flasin me këdo qoftë.

Rama: Kjo nuk ka rëndësi fare për ne. Nëse do të keni saliun në krye, është zgjedhja juaj. Jo, unë nuk po merrem me të, po merrem me ju sepse ju jeni këtu dhe duke qenë se ju jeni këtu, me ju komiunikojmë dhe ndërveprojmë dhe këtë proces për të cilin po flasim, ta bëjmë duke u konsultuar dhe me ju por duke qenë se mendoni se është gjallë, thjesht për ta ditur, kjo nuk ka asnjë rëndësi për ju, nuk ka problem. Është çështje e juaja.

Për konsultimet është mirë që gjërat të thuhen hapur dhe mos i qani hallin as zarfave, as sekreteve, as mënyrës se si funksionon PS sepse procesi që e kemi ndërtuar është për të marrë maksimumin e propozimeve, gjë që besoj nga eksperienca edhe ju mund ta konfirmoni që në një sallë ku flasin të gjithë, një emër nuk e merr maksimumin, e dyta për të mos marrë nëpër gojë njerëz, për të mos lënë një seri tjetër të telenovelës ku merreshin njerëz nëpër gojë, për të mos futur në siklet lloj lloj njerëzish, të cilët secili ka të drejtë ti propozojë.

Ne do të bëjmë dhe një diskutim të brendshëm me kryesinë e partisë dhe do të flasim me këdo qoftë. Jo të gjithë duan të bëhen president. Ka të gjithë që mund të thonë faleminderit shumë por nuk ësht ëpuna ime. Ju mund të vazhdoni të na qani hallin ne nga poshtë kalit. Çfarë nuk sheh njeriu kur rri poshtë kalit.

Një konsultim i parë është bërë, duhen bërë dhe konsultime të tjera. Ju them që qëllimi nuk është absolutisht që ne të bëjmë një zgjedhje dhe të nxjerrim një president nga grupi ynë parlamentar. Nuk do kishim asnjë problem që t’ju mbushnim mendjen ju që nuk është ky qëllimi. Nëse është e mundur duhet një president që të garantojë cilësi të thjeshta që janë bërë të domosdoshme dhe të jashtëzakonshme dhe në fund fare të jetë një shqiptar normal, kjo është e gjithë ajo që ne duam. Nëse ju do të kontribuoni dhe do të na ndihmoni që të shkojmë drejt kësaj zgjedhje, ne do të votojmë, nuk do të kemi asnjë kompleks që këtë na e propozoi cilido qoftë nga ato pjesë. Nëse del nga goja e të vdekurit nuk merret parasysh.

Ora 11:51
Rama tregon negociatat me Berishën për zgjedhjen e Presidentit në 2012! Nga 'i arratisuri' në Greqi te Kadareja që nuk i hapi telefonin

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Berishës për një proces 'mafioz' për zgjedhjen e Presidentit të ri, duke treguar 'teatrin' e negociatave me të për zgjedhjen e Presidentit në 2012. Rama përmendi një kandidat 'të arratisur' në Greqi, emrin e të cilit nuk e përmendi, e deri te propozimi i Nard Ndokës për zgjedhjen e shkrimtarit Ismail Kadare për President. Kreu i qeverisë u shpreh se u la pikërisht Ndoka të fliste me Kadarenë, por ai nuk i hapi telefonin.

"Kur Saliu ishte gjallë u zhvillua këtu Në kuvend një proces, në fakt dy po unë kam parasysh të parin që çoi në zgjedhjen e njëanshme të Bamir Topit dhe duke dëgjuar se çfarë thoni ju që kur ishit atëherë i keni bërë gjërat shumë mirë, por ky popull nuk ju kuptoi dhe ju nxori me shqelma nga zyrat dhe as e konsideron t'ju fusë më. Ka qenë një ngjarje ku vlen plotësisht shprehja 'jeta imiton artin'. Kemi qenë aty si drejtues të partive politike dhe realisht asnjë shfaqje teatri absurd nuk do të mund të linte mbrapa atë shfaqje që ne i dhamë njëri-tjetrit, duke marrë nëpër gojë njerëz, duke kërkuar presidentin përmes një shkëmbimi emrash që hijeshinë priteshin në tryezë. Arriti puna që një kandidat për president e kërkuam në Golem. I doli emri dhe dikush tha, po ai ka ikur në Greqi. Pastaj u morë në cel Fatos Beja që e njihte kandidatin dhe tha, në Greqi është por ka dhe shtëpi në Golem. U nis një makinë në Golem për të gjetur Presidentin e për t'i thënë a e pranon detyrë. Kur ai nuk u gjet në Golem, Saliu tha epo Fatosi na çorienton se është vetë latent. Kjo kulmoi me propozimin e Nard Ndokës për të bërë Ismail Kadarenë President dhe iu ngarkua atij të flasë me Kadarenë, pro ai nuk i hapi telefonin. Teatri u prish kur doli kandidati për president që nuk e njihte askush, një ushtarak dhe u ra dakord të riktheheshim në sallën e shfaqjes pasi të komunikonim me partitë përkatëse, por ushtaraku kishte rënë rrugës pasi i shkreti Sali kërkoi kokën e Dhori Sallakut. Dhe e tha kështu. Ne nuk kishim një kokë për t'i dhënë dhe këtu mbaroi. Pastaj u zhvillua raund tjetër ku doli Toger Bujar Nishani si President. Aty ishte më thjeshtë sepse PD i kishte votat. Si pasojë e një aksidenti rrugor, erdhi një president tjetër pastaj kur doli nuk ishte më se i kishte dalë një hije në radiografi. Procese qesharake. Procesi më normal që prodhoi presidentin më anormal u bë kur ju nuk ishit këtu se ishit në revolucion permanent", tha Rama.

Ora 11:46
Rama: Do e bëjmë përpjekjen për Presidentin, por nëse ju na vini Saliun përballë shkëpusim çdo marrëdhënie me PD-në

 

Rama paralajmëroi sot demokratët në Kuvend se nëse Berisha do të ishte në krye të PD për çështjen e negociatave ai do të ndërpriste çdo marrëdhënie me PD.

“Do ta bëjmë këtë përpjekje, jo se jemi të detyruar nga ndonjë pamundësi por sepse këta jemi ne dhe për hir të së vërtetës kjo është ADN e PS qysh në krye të herës. PS ka qenë gjithmonë partia që ka lëshuar më shumë, që është përpjekur gjithmonë të gjejë dakordësi. Forcën e pushtetit nuk e ka konsideruar për të nëpërkëmbur kundërshtarin. Këtu kam parasysh veprimet reale konkrete. Përsëri ne do të bëjmë këtë përpjekje sepse e kemi detyrim ndaj vetes në radhë të parë, e kemi për detyrim ndaj njerëzve që na kanë zgjedhur ose jo, e kemi detyrim ndaj vendit dhe patjetër që kemi një detyrim pavarësisht derexhesë ku jeni katandisur gjithsesi jeni deputetë të zgjedhur, shprehje e një vullneti. Natyrisht që ata që ju zgjodhën nuk e dinin se do shkonit kështu. Gjithsesi jeni fakt dhe realitet. Ndërkohë që do të ishte mirë që 2 gjëra të ishin të qarta. E para me Saliun nuk kemi asnjë punë, ai është i vdekur tashmë. Me të vdekurin që keni në mes të shtëpisë dhe nuk dini ç’ti bëni neve mos na ngatërroni. Ne do të ndërpresim çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse do na e vini përballë atë”, tha Rama.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anakonda: 21/04/2022 19:42

    Po tvij ky do filloj avazin me vjedh me vra gjera qe i ben pa i dridh qerpiku.Ik o sali kufoma

    Përgjigju
  • Arlind: 21/04/2022 19:22

    Po u zgjodh ai prap kryetar i bie t ikim fare nga shqipria t gjith pastaj se do rikthehet prap ligji i me te fortit si dikur

    Përgjigju
  • Ajgi: 21/04/2022 19:17

    Sali kufoma! Akoma ka fuqi te shtyje?!!!

    Përgjigju
  • Luli: 21/04/2022 16:31

    Nese berisha kthehet perseri ne krye te Pd keto nuk e kuptojn qe ai eshte nje kriminel dhe i ka shjell shqiperis vetem te keqia si mund te mari Rama mendimin e pd ku ne krye mund te ket nje njeri te till si salu

    Përgjigju
  • Moni: 21/04/2022 16:05

    po mir e ka se si ka aq fuqi ai rob qe vetem keq ka per ber kete vend rama vetem ti e mund ate

    Përgjigju
  • Qemali: 21/04/2022 15:41

    Po ky Noka pse nuk u ngrit ti mbante uturakun Saliut tek foltorja apo kishte frike nga Alibeaj.

    Përgjigju
  • Nardi: 21/04/2022 15:40

    Ne qofte se saliu vjen ne krye te pd do te thote qe ato nuk e kane marre mesimin qe nuk duhet te kene ne krye kriminel dhe gjakpires , prandaj nese kjo ndodh ato nuk meritojne jo te vijne ne pushtet por nuk meritojne as te jene force opozitare duhet te zhduken komplet

    Përgjigju
  • Zyber Hima: 21/04/2022 15:19

    Nga berisha ka frik e gjith shqipria se esht vrases. Vec rama qe e mundi 3 mandate rrjesht sja ka friken

    Përgjigju
  • Tosi: 21/04/2022 14:41

    Si nje "bos" i vertete i organizates kriminale i merr vete gjerat dhe situaten ne dore: me nje te shkelur te syrit te majte, fap krietarja e kuvendit fik mikofinin! Qe te mos lodhen te tjeret dhe guzojne ndonje marrezi e te flasin e deklaron opoziten "te vdekur". Porse Ay, dhe vetem Ay eshte qelli dhe toka, pa te tjere zota, vetem Ay! Ne historine e Shqiperise jane pare te ndryshem, si satrapi Zog, injoranti Hoxhe, kucedra Sali. Por Ayyyy ua kalon te tereve: ne ligesi, makuteri dhe sjellje. Le ti shijoje edhe ca benefitet qe i sjell kapja e shtetit dhe nje dite, ose nate, gjithmone ka nje, qe edhy Kyyy do veje aty ku e kane vendin te tille ndyresira: n'hale te gomereve!

    Përgjigju
  • Fadili: 21/04/2022 13:41

    Toke e xanum

    Përgjigju
  • Katunar i qyteteruar: 21/04/2022 12:47

    Nje gje me ben shume pershtypje: Si ka mundesi qe Rama do qe te zgjedhe edhe liderin e opozites?! Nese shumica opozitare eshte e Berishes, pavaresisht keq apo mire, ato ka votuar populli opozitar dhe Rama duhet ti respektoje. Duket qarte arroganca kur opozita nuk ekziston prej disa vitesh.

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 21/04/2022 18:40

      Ti katnaro dukesh qe srrin dot pa sal koburen e megjithate mbaje se te duhet. Dicka duhet te dish qe deri ne vitin 2033 do rrish rrugeve sic ke ndenjur nga 9 vjet. Edhe dicka ne kohen e nderrimit te regjimit bertisnim e duam shqiperin si Europa dhe si amerika. Dhe sot perfundimi kemi ber vetem hapa prapa. Sot amerika thot lereni te shkuaren dhe ecni para,ne vazhdojm dhe shkojm pas nje te marruni. E megjithate te uroj shum suksese me shpellarin.

    • Katunar jemi te gjithe: 21/04/2022 17:21

      Rama nuk e zgjedh dot liderin e opozites ama nuk e detyron dot njeri qe te kete marredhenie me SB nese zgjidhet prape lider

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Margarita Xhepa: Ndriçimi, është aktor më i mirë se unë

Margarita Xhepa: Ndriçimi, është aktor më i mirë se unë