Këngëtarja e madhe Alida Hisku ka reaguar ndaj videos virale të koleges së saj, Parashqevi Simaku, e cila tregonte për sfidat ekonomike që po përjeton në SHBA. Përmes një mesazhi publik në rrjetet sociale, Hisku ka shprehur keqardhje të thellë për gjendjen e Simakut dhe ka bërë thirrje për mbështetje dhe ndërgjegjësim.

Në reagimin e saj, Hisku propozon që Parashqevisë t’i lidhet një pension artistik, ashtu siç e parashikon dhe ligji shqiptar, edhe pse jeton në SHBA.

Hisku ka apeluar gjithashtu që të ndalet përhapja e videove që mund të ndikojnë negativisht në imazhin dhe dinjitetin e Simakut.

"E ndjej thelle ne shpirt gjendjen e Koleges sime, duke vertetuar se Emigracioni sjell edhe viktima kudo. Mendoj dhe propozoj qe Parashes ti lidhet nje Pension Artistik,... sic e permanent dhe Ligji Shqiptar, edhe pse jeton ne USA. Desheroj te mos komentohet keq dhe te mos perhapen me vidio te tilla ne rrjetet e iternetit,.. sepse demtojme njeri-tjetrin me negativitete tona Ju uroj shendet Ty dhe jetegjatesi Parashqevi Simakut, Respekt", shkroi Hisku në një koment në rrjetet sociale.