Alida Hisku flet për Parashqevi Simakun: Duhet ta ndihmojmë, jo të përhapim video që prishin dinjitetin e saj

Alida Hisku flet për Parashqevi Simakun: Duhet ta ndihmojmë, jo të përhapim video që prishin dinjitetin e saj

Alida Hisku

Këngëtarja e madhe Alida Hisku ka reaguar ndaj videos virale të koleges së saj, Parashqevi Simaku, e cila tregonte për sfidat ekonomike që po përjeton në SHBA. Përmes një mesazhi publik në rrjetet sociale, Hisku ka shprehur keqardhje të thellë për gjendjen e Simakut dhe ka bërë thirrje për mbështetje dhe ndërgjegjësim.

Në reagimin e saj, Hisku propozon që Parashqevisë t’i lidhet një pension artistik, ashtu siç e parashikon dhe ligji shqiptar, edhe pse jeton në SHBA.

Hisku ka apeluar gjithashtu që të ndalet përhapja e videove që mund të ndikojnë negativisht në imazhin dhe dinjitetin e Simakut.

"E ndjej thelle ne shpirt gjendjen e Koleges sime, duke vertetuar se Emigracioni sjell edhe viktima kudo. Mendoj dhe propozoj qe Parashes ti lidhet nje Pension Artistik,... sic e permanent dhe Ligji Shqiptar, edhe pse jeton ne USA. Desheroj te mos komentohet keq dhe te mos perhapen me vidio te tilla ne rrjetet e iternetit,.. sepse demtojme njeri-tjetrin me negativitete tona Ju uroj shendet Ty dhe jetegjatesi Parashqevi Simakut, Respekt", shkroi Hisku në një koment në rrjetet sociale. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • maksi: 16/12/2024 13:53

    SHTETI YNE I KORRUPTUAR DHE HAJDUT,,,,i la ne meshire te fatit,,artistet tane te nedhenj,,si alida hisku,,,,parashqevi simaku,,,etj..alida hisku perfundoi ne gjermani duke lare banjot,,a ka me turp,,a ka me turp per shtetin shqiptar,,qe as nuk e dinte ku ishte parashqevia qe flinte ne stacion treni ne new-york....ky shtet per 30 vjet ishte si nje baba apo nene qe nuk di se ku i ka femijet e vete..kjo eshte shume e turpshme dhe skandaloze...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit

Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit