Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ishte kritik në takimin që po mban Sali Berisha me aleatët. Ai e nisi duke i kujtuar PD-së se sa herë ka zgjedhje interesohet për partitë e vogla, ndërkohë që më pas, as nuk e hap fare telefonin. Me ironi ai thotë se në 20 vite bashkëpunim nuk kam parë ‘respekt të tillë’.
“Na lejoni ta shtrimë pak më shumë takimin sepse dihet nga problematikat që ne kemi, na bie rrallë rasti se para zgjedhjeve ju na ftoni dhe më pas nuk na pyesni ose e mbyllni telefonin dhe s’doni t’ia dini për ne. Është e çuditshme. Kam një bashkëpunim për 20 vjet dhe se kam gjetur një respekt të tillë. E them me keqardhje. Pa një bashkëpunim që personalisht e kam ngritur në çdo takim opozitar, bashkëpunimi në nivel lokal me kryetarët tanë të opozitës asnjëherë nuk është realizuar. Ju mendoni dhe flisni për Ramën, ai ka kapur sistemin dhe fati jonë jo i mirë prodhon këto mandate. Tani te sistemi është shumë problem kjo. Unë personalisht, e mora mandatin dhe kam qenë i vetmi deputet me kohë të pjesshme dhe e kam kundërshtuar. Mos thoni ju se nuk bashkëpunoni. Nuk është e mirë të na e vini ne, se edhe ata ishin kandidatë ku të zgjedhur vendosën nga lista e PD. Pra kam qenë i vetmi që kam kundërshtuar dhe nuk kam votuazr thuajse asnjë ligj dhe kam qenë opozitari i vetëm. “, tha ai.
Më pas ai iu drejtoi pyetjen se për çfarë sistemi flasin. Ngre mes të tjerash edhe faktin që partitë e mëdha marrin financime ndërsa partitë e vogla kanë gjithashtu një të drejtë të tillë. Kritik ishte edhe te vota e diasporës, teksa tha se i kishte paralajmëruar se nuk ishte përgatitur infrastruktura e duhur, por s’u dëgjua.
“Financime merrni, komisionerët i keni të gjitha i keni, po ne të shkretët çdo të bëjmë. Duhet tu ofrojmë votuesve një alternativë që të mos preke buxheti i shtetit. A është e drejtë, unë marr 5-6 mijë vota. I kam votues, si të mos financohem. Është e padrejtë. Jua thashë edhe kur isha anëtar i Komisionit të Reformës, edhe unë jam taksapagues i këtij vendi. Koha televizive, është sëeish sipas partive parlamentare. Ne jemi bërë gangrenë në të gjithë botën, rezultati del pas 7 ditësh. Shtoni grupet e numërimit që të dalë rezultati sa më parë. Ju thashë që nuk është përgatitur infrastruktura për votuesit nga jashtë por nuk më dëgjuat.”, tha ai.
I kujtoi Berishës i ka kërkuar një takim para zgjedhjeve që nuk është realizuar.
“Nuk e di pse ka një sjellje. Mendoj që ta bëni rotacionin se këtyre që iu keni dhënë deputetë 35 vjet, largoni këta dhe na afroni ne. na duket kështu 35 vjet kontribut dhe asgjë. Jo se më shërben mua, por i shërben bashkëpunimit, elektoratit dhe frymës që duam ta çojmë në bazë.”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Aleatët kritika në sy Berishës: S’jemi ne fajtor për humbjen, po tkurremi! Kreu i PD: Ujdi për Zgjedhoren! Mungojnë Mediu, Duka e Blushi (VIDEO)












