Alimadhi në Report Tv: Në Kuvend ka deputetë të infektuar, mora kërcënime të forta kur pranova mandatin

Deputeti Adriatik Alimadhi, rrëfeu për herë të parë në mënyrë ekskluzive gjendje e tij të rënduar nga COVID-19 nga shtrati i spitali për Report TV dhe sot ulet sërish për herë të parë në një studio televizive, pas shërimit nga ky virus, po në këtë televizion në edicionin qendror me gazetarin, për të folur për 'tmerrin e kaluar nga COVID-19' dhe 'rikthimin në jetë' siç e cilëson vetë deputeti i opozitës parlamentare.

Alimadhi tha se ka kaluar një kohë të vështirë, ku "mendonte se virusi do ta vriste, por fatmirësisht ia doli". Ai shprehet se nuk e di se ku e marrë virusin, por "beson se në Kuvend ka pasur deputetë të prekur nga virusi" dhe se statistikat e të prekurve janë më të larta, por një pjesë e madhe e kanë kaluar në këmbë pa e kuptuar.

"Ditët e para i kalova në shtëpi pasi mendova se ishte grip, por pastaj fillova të rëndohesh dhe të kisha bllokim frymëmarrje dhe më çuan me urgjencë në spital. Nga urgjenca më pas u shtrova pasi rezultova me covid, mu bë tamponi e ma pas skaneri.  Edhe sot ka njerëz që më ndalojnë dhe më pyesin, ore vërtet e kalove covid-in ti?" Besoj se ka pasur deputetë të tjerë me covid të prekur dhe  një pjesë e mirë e shqiptarëve mund ta kenë kaluar në këmbë. Mendoj se ka pasur një statistikë më të madhe me numrin e të prekurve, por varet si të kap sëmundja, mua më kapi kështu dhe e pagova më shtrenjtë", tha Alimadhi.

Në lidhje me ardhjen e tij në Kuvend pas largimit të opozitës, Alimadhi shprehet se ka kaluar një gjendje të vështirë ku të gjithë e trajtonin si në vitet 90 si të deklasuar dhe madje ka marrë e kërcënime nga politika shqiptare pse pranoi mandatin.

"I gjithë opinioni publik ka qenë një maskaradë ndaj këtyre deputetëve që u futën në parlament, secili është i lirë të bëjë zgjedhjen e vetë. Që kur kam marrë mandatin ka qenë një gjendje ku më është dukur vetja si para viteve 90. Në rrugë ma bënin me gisht si i deklasuar, madje ka ende nga ata që kanë një mendësi demaskimi. Unë e kam thënë publikisht që ka pasur telefonata e ndërhyrje për të më kërcënuar, që sigurisht janë nga politika. Në Shqipëri ka politikë të fortësh, por ka ikur kjo kohë dhe shqiptarët duhet të jenë të çliruar nga këto  paragjykime", tha Alimadhi.

Nëse do të votojë reformën zgjedhore apo jo, Alimadhi tha se "nuk e ka lexuar ende draftin dhe nuk do të votojë symbyllur".

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja