Alimehmeti: Variantet e vazhdueshme të COVID bëhen më të transmetueshëm dhe njëkohësisht më pak vdekjeprurës

Alimehmeti: Variantet e vazhdueshme të COVID bëhen më të transmetueshëm dhe njëkohësisht më pak vdekjeprurës

Ilir Alimehmeti

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka rikthyer vëmendjen tek situata epidemiologjike, variantet e COVID dhe studimet e reja rreth këtyre mutacioneve.

Alimehmeti shkruan se variantet e vazhdueshme të SARS-CoV-2 shkojnë vetëm në një drejtim me kalimin e kohës, drejtim krejtësisht i pritshëm dhe bëhen më të transmetueshëm e njëkohësisht më pak vdekjeprurës. Referuar të dhënave të Izraelit mbi shkallën e vde kshm ërive nga varianti Alfa , ai tregon se studiuesit e Kolegjit Sapir dhe të Universitetit Ben-Gurion (Izrael) publikuan dje, më 18 gusht 2021, të dhënat e të gjithë popullatës së Izraelit duke filluar që nga data 1 mars 2020 e deri më 28 shkurt 2021, periudhë në të cilën vaksinimi nuk ka luajtur efekt. 

Postimi i plotë:

Ndonjëherë njerëzit nuk duan të dëgjojnë të vërtetën, pasi nuk duan t’u shkatërrohen iluzionet e tyre.”

Cit.: Friedrich Nietzsche. Variantet e vazhdueshme të SARS-CoV-2 shkojnë vetëm në një drejtim me kalimin e kohës, drejtim krejtësisht i pritshëm: Bëhen më të transmetueshëm e njëkohësisht më pak vdekjeprurës!

Këtë teori të bazuar në procesin, teknikisht të njohur “Muller’s ratchet”, një vit më parë e përshkruanim si bashkëjetesë e virusit me ne në logjikën “Mos digj shtëpinë ku banon vetë!”. Një vit më parë kuptohet që flisnim për variantit D614G, i cili zëvendësoi që në mars 2020 variantin origjinal Ëuhan-1.

Duhen gjithmonë disa muaj përpara se të kryhen e publikohen studimet, por edhe pse e vërteta vonon, ajo del gjithmonë në sipërfaqe. Tani që erdhi gushti i vitit 2021 kemi njohuri më të plotë për varianti B.1.1.7, të njohur ndryshe si varianti Britanik e më pas varianti Alfa.

Vetëm dje u prepublikuan të dhënat e Izraelit mbi shkallën e vdekshmërisë së rasteve (CFR – case fatality rate) nga varianti Alfa. Studiuesit e Kolegjit Sapir dhe të Universitetit Ben-Gurion (Izrael) prepublikuan dje, më 18 gusht 2021, të dhënat e të gjithë popullatës së Izraelit duke filluar që nga data 1 mars 2020 e deri më 28 shkurt 2021, periudhë në të cilën nuk ka luajtur efekt ende vaksinimi. Rezultatet: Piku i vdekshmërisë së rasteve (CFR) është në maj 2020. Vdekshmëria e rasteve (CFR) ishte më e ulët më pas (Figura 1).

 Vdekshmëria bruto në shifra absolute ishte më e lartë, pasi numri i të infektuarve ishte shumë më i madh. CFR-ja kumulative ra gradualisht nga:1.25% në korrik 2020, deri në  0.74% në Mars 2021. Autorët dalin në përfundimet e mëposhtme: Megjithëse vdekshmëria bruto ishte më e lartë me variantin alfa (sepse infektoheshin më shumë njerëz), përqindja e vdekshmërisë së rasteve (CRF) ishte më e ulët.

Një mekanizëm i qartë për këtë skenar është DALJA E NJË VARIANTI TË RI DOMINUES, I CILI ËSHTË MË INFEKTUES POR JO MË VDEKJEPRURËS, MADJE MUND TË JETË EDHE VARIANT MË PAK VDEKJEPRURËS.

Mos të harrojmë që tashmë varianti Alfa (britanik) është zëvendësuar nga varianti Delta (indian), i cili është qartësisht më i transmetueshëm dhe në analizat ad interim duket më pak vdekjeprurës me CFR 0.3%. 

Referencë: ECDC 23.06.2021. Le t’i japim disa muaj kohë shkencës, e më pas ajo do të na vërtetojë sërish që variantet e çdo virusit kanë tendencën të bëhen gjithmonë e më bashkëjetues me njeriun. Për vërtetimin e fakteve, shkenca kërkon gjithnjë kohën e saj, por në fund rezultatet janë krejtësisht të pritshme bazuar mbi mekanizmat virologjike të njohura deri më sot!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë