Alinji: Pritja e tifozëve në Trevizo më
emocionoi, s’guxojmë t’i zhgënjejmë

Alinji: Pritja e tifozëve në Trevizo më<br />emocionoi, s’guxojmë t’i zhgënjejmë
Pritja madhështore që tifozët shqiptarë i bënë kombëtares në Itali, ku është grumbulluar për ndeshjet eliminatore  ka surprizuar shqiptarin nga Maqedonia, pjesë e kuqezinjve, Alinji.
 
“Kur po shkonim drejt stadiumit për në stërvitje na pritën një numër i madh i tifozëve shqiptarë në hyrje të stadiumit.
 
Ata ishin veshur me fanella të Kombëtares dhe në duar mbanin flamuj kuqezi.
 
Të gjithë ishin të buzëqeshur dhe të motivuar për të na përkrahur jo vetëm në stërvitje, por edhe në ndeshjen kundër Danimarkës.
 
Mbeta pa koment dhe thash me vete se do të duhet të bëjmë çmos që të mos i zhgënjejmë të premten në Kopenhagë.
 Alinji
Unë jam krenar që jam shqiptar dhe që luaj për Shqipërinë.
 
Dëshira ime është të luaj kundër Danimarkës, por për këtë punë vendos trajneri De Biasi.
 
Unë jam gati që të jap më të mirën për Kombëtaren në mënyrë që të kthehemi me rezultat të mirë nga kjo ndeshje.
 
Shpresoj dhe uroj që të dalim faqebardhë nga ky udhëtim” ka deklaruar Alinji për “Lajm”.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA