Që prej të dielës Tirana dhe Venecia do të jenë më pranë. Kompania ajrore Alitalia ka nisur zyrtarisht fluturimet direkte dhe ky shërbim do të ofrohet në pesë ditë të javës. Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e konsullatës italiane në Tiranë mori pjesë edhe ambasadori Masimo Gaiani. Ai gjeti rastin të falenderojë këtë kompani duke këmbëngulur se kjo i shërben forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ndërkaq, Presidenti i Alitalias Marco Quagliarella vendosjen e kësaj linje direkte e ka cilësuar hap të rëndësishëm që është ndërmarrë pas kërkesave të shumta të qytetarëve. Sipas tij, vetëm 9 mujorin e këtij viti kjo kompani ka transportuar 240 mijë pasagjerë nga Shqipëria drejt Italisë.
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com