Alkan Nallbani sjell artistët
amerikanë në galerinë FAB

Alkan Nallbani sjell artistët<br />amerikanë në galerinë FAB
Artisti i njohur shqiptarë Alkan Nallbani që prej vitesh jeton e zhvillon karrierën artistike në SHBA ka bërë bashkë në një ekspozitë 18 artistë amerikanë dhe dy shqiptarë.

“Fractured Body” është tema e ekspozitës që është ccelur këto ditë në në Galerinë e Universitetit të Arteve ‘Fab’. Në këtë ekspozitë që do të qëndrojë e çelur deri më 17 prill, janë prezantuar vizatimet e artistëve bashkëkohorë. Veprat e tyre, ku nuk mungojnë dhe ato të artistit shqiptar Alkan Nallbani kanë në qendër të tyre qenien njerëzore.

Sipas kuratorëve, ekspozita është konceptuar si një shkëmbim kulturash e idesh përmes artit Punimet e artistëve bashkëkohorë synojnë të eksplorojnë qenien njerëzore përmes figuracionit, ndërsa në vetvete ekspozita është një shkëmbim kulturash e idesh përmes artit. Graham Day Guerra pedagog i arteve pamore në Neë York, njëkohësisht edhe njëri prej kuratorëve rrëfen për këtë eksperiencën bashkëpunimi dhe sfidat.

Duke u shprehur se ka qenë i lumtur që është pjesë e këtij bashkëpunimi kulturor Guerra flet edhe për disa sekrete të punimeve artistike. “Në ekspozitë janë përdorur disa teknika si piktura, vizatimi, imazhet 3d, dizajni. Çdo artist përcjell një mesazh ndryshe nga tjetri, sfida kishte të bënte me kërkesën time që çdo njeri prej tyre duhet të realizonte punime mbi figuracionin’, tha Guerra.

Alkan Nallbani që që prej afro dy dekadash e zhvillon karrierën e tij artistik në Neë York rrëfen më tej se “në qendër të ekspozitës është vizatimi si një teknikë e veçantë.” Madje kuratorët shprehen se ekspozita përmban edhe elementë shumë të rëndësishëm didaktikë. Artisti dhe pedagogu Ardian Isufi e konsideron sjelljen e artit njujorkez në Tiranë si “një workshop shumë të vlefshëm për studentët shqiptarë.”


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar