Alketa “leksione” për X Factor në Londë

Pak para startit të “X Factor” dy drejtueset e programit televiziv kanë udhëtuar ditët e fundit drejt Londrës për të marrë edhe “leksionet” e fundit për menaxhimin e spektaklit. Regjisorja Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu, kanë udhëtuar drejt Londrës për të ndjekur nga afër finalen e “X Factor” në Angli që drejtohet nga Simon Cowell, ndërkohë pak ditë më parë ato kanë qenë edhe në Itali, ku kanë realizuar edhe një intervistë me Simona Venturën, drejtuesen e “X Factor Italia”. “Jemi në “Wembley Arena” ku 10 mijë anglezë në publik po këndojnë këngët e Krishtlindjes. Së shpejti do të perfomojnë në skenë Coldplay, Ronan Keating, Westlife dhe One Direction”, - shkruar në FB Alketa, ndërsa pak minuta më pas ka shtuar: “Takuam Kelly Rowland, Gery Barlown e Take That dhe Lui Walsh. Të mëdhenj, aq sa të thjeshtë”.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave