Shtatë drejtues automjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit.
Katër prej tyre për drejtim të makinës në gjendje të dehur, dhe tre të tjerë pa patentë.
Policia thotë se janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga këto 27 për shpejtësi e 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Janë vendosur ne rang vendi 121 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit te mjetit.
42 të tjera për mos vendosje rripi te sigurimit.
Policia njofton se në Komisariatin Dixhital dhe Instagramin e Policisë kanë mbërritur 58 denoncime për shkelje të rregullave të qarkullimit ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar menjëherë me masë administrative për parkim të gabuar, parakalime të gabuara duke bllokuar qarkullimin për shkelje semafori etj.
Veçanërisht gjatë fundjavës, Policia Rrugore kyrne kontrolle të shumta për të shmangur aksidentet, për shkak se shumica e të rinjve frekuentojnë jetën e natës, dhe siç shifrat tregojnë, ende ka persona që e marrin timon në gjendje të dehur.
Vetëm tek shpejtësia mendoj se duhet toleruar 30% mbi normen se tabelat i ke me 20-60 në autostradë për tjerat jam dakort
PërgjigjuDërrmojini, asnjë mëshirë për baj ga të tilla!
Përgjigju