/ATSH/. - Massimiliano Allegri ka hedhur poshtë mundësinë që të sjellin përforcime të vjetra në skuadër.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se klubi  bardhezi do të përforcohet vetëm me lojtarë cilësorë, shkruan gazeta Express. Sipas Allegrit, klubi torinez nuk ka nevojë të përforcohet vetëm sa për 'sy e faqe'."Klubi po punon që të sjellë lojtarë të rinj që na hyjnë në punë", eshte shprehur ai.

"Ne nuk do të sjellim lojtarë vetëm sa për të thënë. Ne kemi një skuadër shumë garuese dhe është e rëndësishme t'i kemi të gjithë lojtarët gati për të patur nje ekip kompetitiv", ka shtuar trajneri bardhezi