Show i kërcimit DWTSA ka mbaruar e megjithatë pakënaqësitë kanë filluar. Moderatorja e DWTSA, Almeda Abazi ka shprehur pakënaqësin e saj kundrejt produksionit. Ajo është shprehur shumë e habitur për faktin që ujin që ka pirë dhe rrobat që ka larë i ka paguar vetë.
“Sapo bëra check-out nga hoteli ku qëndrova për 3 muaj në Tiranë dhe për habinë timë pagova shpenzimet extra, pra ujin që kam pirë në minibar dhe laundry(lavanderi) që kam larë rrobat, madje edhe hekurosjen e kostumit të Tolgës, i cili pa asnjë lloj interesi erdhi me shumë dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin e DwTSA duke lënë angazhimet e tij në Turqi”-është shprehur Abazi.
Më pas ka folur dhe për pjesëmarrjen e bashkëshortit të saj aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman që nuk u prit si duhej nga produksioni.
“Ajo që dua të them është që jo vetëm që Tolga nuk mori një 'mirëserdhe', por edhe ‘përcjellja’ që na bënë më la pa fjalë sepse gjëja me të cilën unë mburrem është pikërisht mikpritja shqiptare. Gjithsesi, theksoj se kjo nuk ka të bëjë me të gjithë shqiptarët”-ka vijuar Almeda.
Dhe e ka përfunduar me një falënderim ironik për produksionin dhe shumë dashuri për tiranën. “Faleminderit produksioni i Dancing With The Stars! Tirana të dua”.
(Postimi i Almeda Abazit)