"Alpet gjendert në një tregtim të ri, menaxhim të ri dhe normalisht në një frymë të re në menaxhimin e biznesit," tha Lika.
Alpet kërkon që të punësojë qindra punonjës të rinj, në të gjithë vendin. Shumë persona kanë aplikuar që në ditën e parë të panairit dhe kanë treguar një interes të lartë për t'u bërë pjesë e kësaj kompanie. Drejtoresha e Marketingut në Alpet tregon edhe fushat ku kërkohen punonjës.
"Siç është dhe panairi i punës, qëllimi është për të gjetur punonjës të specializua. Ne numërojmë momentalisht rreth 4 qind punonjës. Ne kemi stacionet e furnizimit, pompistët, lavazhierët, menaxherët e pikave, përgjegjësit, administrata, departamenti i IT. Pra i mbulojmë çdo kërkesë që do kenë të interesuarit," shpjegoi ajo.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
