Alpha Bank Albania dhe kompania Elinikon firmosin kontratën e parë për kredi biznesi të mbështetur nga Programi COSME

Alpha Bank Albania dhe kompania Elinikon firmosin kontratën e parë për kredi biznesi të mbështetur nga Programi COSME

Firmosja e marrëveshjes

Në datë 5 qershor 2019, Fondi i Investimit Evropian (FIE) dhe Alpha Bank Albania nënshkruan një marrëveshje prej 25 milionë Euro, për financimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) shqiptare, mbështetur nga Programi për garantimin e huave - COSME, të ofruar nga Bashkimi Evropian. Kështu sipas kësaj marrëveshjeje, e cila është e para që firmoset në Shqipëri, Alpha Bank Albania ofron hua për biznesettë cilat nuk plotësojnë kërkesat e bankës për kolateral, ku mungesa e tij plotësohet nga garanciae dhënë nga programi COSME.

Në datë 18 tetor 2019 u nënshkrua kontrata e parë e kreditimit nën Programin COSME, midis Alpha Bank Albania dhe kompanisë Elinikon.

Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania Z. Georgios Papanastasiou tha se: ‘’Një nga objektivat tona afatgjatëështë mbështetja ebiznesit shqiptar duke i bërë konkrete planet e tij të biznesit, me zgjidhje financiare të personalizuara dhe me kushte të favorshme për atë. Fondi prej 25 milionë Euro do të ndihmojë në përshpejtimin e zhvillimit të bizneseve shqiptare, në krijimin e vendeve të reja të punës dhe kam besim se do të kontribuojë edhe në nxitjen e rritjes ekonomike të Shqipërisë. Jam i lumtur që sot arritëm të financojmë një shoqëri tregtare mbështetur nga Programi i garancisë COSME dhe dua të ftoj të gjitha bizneset shqiptare të aplikojnë që të përfitojnë nga ky mjet i rëndësishëm financiar i BE-së’’.

Alpha Bank operon në Shqipëri që prej vitit 1998 dhe ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për klientët individë, biznes dhe korporatë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh dhe kanale të tjera alternative, si ATM, e-banking, si edhe 1,400 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).

‘’Ky financim përfitohet nga mbështetja e Bashkimit Evropian në kuadrin e Fondit për Garantimin e Huave sipas Rregullores (EU) Nr. 1287/2013 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian për krijimin e një Programi për Konkurrueshmërinë e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme (COSME) (2014-2020).’’

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 19/10/2019 19:55

    Shqiperia nuk ka asnjë pune te ktheje koken nga anadolli. Koka nga Italia e tutje vetem!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave