Grupi Alpha Bank njofton shitjen e Alpha Bank Albania sh.a. te OTP Bank Plc me shumën prej 55 milion eurosh

Grupi Alpha Bank njofton shitjen e Alpha Bank Albania sh.a. te OTP Bank Plc me shumën prej 55 milion eurosh

Alpha Bank

Alpha Services and Holdings S.A. (kompania mëmë e Alpha Bank Group, referuar si “Grupi”) njofton se Alpha International Holdings Single Member S.A. (referuar si “AIH”), një filial në pronësi të plotë të Grupit ka lidhur një marrëveshje angazhimi me OTP Bank Plc për blerjen e Alpha Bank Albania SH.A., në datën 06.12.2021.

Alpha Services and Holdings S.A. njofton se AIH ka arritur një marrëveshje përfundimtare me OTP Bank Plc (‘’OTP’’) për blerjen nga OTP të 100% të aksioneve të Alpha Bank Albania SHA (“ABA”) (referuar më poshtë si “Transaksioni”).

Marrëveshja është arritur për shumën prej 55 milionë euro, çka përfaqëson një raport (P/BV) prej 0.74 të vlerës së aksionit në librat kontabël. Për Grupin transaksioni përbën një rritje kapitali përshkallëzues në përputhje të plotë me angazhimin e Grupit për të fokusuar veprimtarinë e tij në tregjet kryesore ku ai operon. Transaksioni kërkon plotësimin e disa kushteve paraprake (përfshirë miratimet rregullatore në përputhje me ligjet përkatëse) dhe pritet të përmbyllet brenda vitit 2022.

Transaksioni do të krijojë një grup bankar lider në Shqipëri, i cili do të zotërojë një pjesë tregu prej 11% të aktiveve, duke vijuar kësisoj praninë e suksesshme të Alpha Bank në tregun shqiptar, si dhe duke mbrojtur interesat e bazës së klientëve të Grupit që operon në Shqipëri.  

Rothschild & Co dhe UniCredit Group po luajnë rolin e këshilltarëve financiarë në lidhje me transaksionin, ndërsa këshilltari ligjor ndërkombëtar është White & Case LLP dhe Kalo & Associates Law Firm, si këshilltar ligjor në çështjet e ligjeve shqiptare.

Alpha Services and Holdings: Alpha Services and Holdings S.A. është një kompani aksionere, e listuar në Tregun Kryesor të Bursës së Athinës dhe zotëron 100% të aksioneve të bankës nën emrin "ALPHA BANK S.A.”. Grupi ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare të cilësisë së lartë, përfshirë produkte të tregut bankar me pakicë, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për korporatat, produkte për menaxhimin e aktiveve dhe të veprimtarisë bankare private, lëvrimin e produkteve të sigurimit, produkte për investimet bankare, ndërmjetësimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme.

Grupi OTP: Grupi OTP është një nga grupet financiare më të qëndrueshme në Evropën Qendrore dhe Lindore, listuar në Bursën e Budapestit. Grupi OTP, me seli në Budapest, ofron shërbime financiare universale në më shumë se 16 milionë klientë në 11 vende të botës, nëpërmjet një rrjeti prej 1,500 degësh dhe më shumë se 37,500 punonjësish.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave