Alpha Bank Albania dhuron
një pajisje X-ray për foshnjat

Alpha Bank Albania dhuron<br />një pajisje X-ray për foshnjat
Alpha Bank Albania në bashkëpunim me Fondacionin “Nëna dhe Fëmija” dhuroi pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” një pajisje X-ray. Foshnjat pas lindjes i nënshtrohen një kontrolli X-ray për problematika të mundshme. Në mungesë të kësaj pajisjeje, mjekët ishin të detyruar t’i transferonin foshnjat në ambiente të tjera, çka nuk ishte aspak praktike. Tashmë, ata mund t’i vizitojnë foshnjat në vendin ku ato lindin.

Z. Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, pasi përmendi dhe përgëzoi disa iniciativa të ndërmarra në sektorin e shëndetësisë dhe arritjet e tyre gjatë dy dekatave të fundit, tha: “Sot, ne po ndërmarrim një hap më shumë në mbështetje të sektorit të shëndetësisë, me një interes të madh në përkujdesin e foshnjave. Pajisja X-ray që ne po dhurojmë sot në spital, në bashkëpunim me Fondacionin “Nëna dhe Fëmija”, do të forcojë kapacitetet e personelit shëndetësor për të monitoruar rritjen e fëmijës, dhe trajtimin e parametrave jetësorë të foshnjave. Alpha Bank Albania, me krenari beson në ndikimin e Përgjegjësisë Sociale dhe është duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për t’i dhënë akses në kujdesin shëndetësor investimit më të rëndësishëm të brezit tonë, i cili është brezi i ardhshëm.

Alpha Bank Albania ka bërë shumë sponsorizime në dobi të sistemit shëndetësor, siç janë blerja e makinerive dhe pajisjeve të nevojshme për spitalet, ose rinovimi i plotë i dhomave të urgjencës. Në shtator, Alpha Bank Albania do të dhurojë një pajisje mamografie në kuadër të luftës kundër kancerit të gjirit, e cila jo vetëm mbështet procesin e kontrollit, por gjithashtu synon rritjen e ndërgjegjësimit të femrës, për të parandaluar sëmundje të tilla të rënda nëpërmjet diagnozave të hershme.

Z.Periklis Drougkas përfundoi fjalinë duke thënë: “Përkujdesi shëndetësor është një e drejtë njerëzore thelbësore, ndërkohë që sëmundjet nuk njohin kufi. Si pjesëtarë të komunitetit të Shqipërisë, Alpha Bank Albania dhe unë do të vazhdojmë të  përkrahim besimin në “Shëndet për të gjithë”.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)