TIRANE - Alpha Bank Albania është pjesë e Grupit Alpha Bank një prej grupeve bankare me të fuqishme financiare në Greqi i themeluar që prej vitit 1879 me një prani edhe në Qipro, Rumani, Bullgari, Serbi, Shqipëri, F.Y.R.O.M. dhe Mbretërinë e Bashkuar. Grupi është gjithashtu aktiv në tregun ndërkombëtar bankar.

Alpha Bank Albania ofron një gamë të gjerë produktesh e shërbimesh me shumicë e me pakicë, klasike e bashkëkohore si produkte kredie, depozitash e shërbimesh pagesash, produkte për drejtim aktivesh, produkte ndërmjetësimi lizingu, faktoringu e shumë të tjera. Produktet u ofrohen klientëve nepërmjet kanaleve të ndryshme të shpërndarjes së tyre që nga dega e deri në internet.

Jo vetëm kaq, por Alpha Bank, duke pasur në fokus të saj kryesor klientin, në mënyrë të vazhdueshme ka përfeksionuar produktet dhe shërbimet bankare për të plotësuar sa më mirë nevojat e klientëve. Vëmendje e veçantë u është kushtuar si punonjësve të kompanive private ashtu dhe atyre të institucioneve shtetërore të cilët që prej vitit 2010 kanë qenë pjesë dhe përfitojnë nga privilegjet e paketës Alpha Paga.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)