VLORË-Rreth orës 16:30 të pasdites së sotme në malin e Çikës një alpiniste 31-vjeçe u rrëzua duke u lënduar. Vajza ishte bashkë me disa persona të tjerë duke u ngjitur në mal në momentin që u rrëzua dukë pësuar disa lëndime në trup. E ndërsa transporti me makinë ka qenë i pamundur për shkak të terrenit shumë të vështirë, alpinistët që ishin me 31-vjeçaren kërkuan ndihmën e helikopterit.
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore njofton se menjëherë pas njoftimit dhe lokalizimit të vendndodhjes është bërë marrja dhe transporti i alpinistes për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur alpinistja është transportuar nga helikopteri, që ka bërë një manovrim delikat në një terren të thepisur.
“Ekipi mjekësor i trajtoi në kohe reale dhe shoqëroi pacienten në spitalin e Traumës në Tiranë, ku është jashtë rrezikut për jetën” thekson stafi i QKUM-së. Thuajse e njëjta situatë ndodhi në Francë pak ditë më parë ku u shpëtua një skiator në mënyrë spektakolare (lexo këtu).
Respekte. Super i zote.
PërgjigjuVetem po te kete qene Admir Nonaj pilot mund te ndodhin keto fagma. Respekte piloteve po le te kete qene kushdo se e ka hallall.
PërgjigjuShume i pergatitur piloti..e mbante helikopterin pezull ne ajer po levizur nje cm...te lumt shoku..urime per punen e mire e te rendesishme qe beni.
PërgjigjuSpaska vec Franca eksperta,Bravo
Përgjigju