Alternativë e Giroud, Broja në synimet e Milanit! Arsyeja përse 'djalli' mund ta marrë lehtësisht nga Londra

Armando Broja ka të ngjarë që sezonin e ri të ndryshojë skuadër. Ndonëse ka një kontratë deri në 2028 sulmuesi i kombëtares shqiptare mbetet një dëshirë e disa skuadrave, ndër të cilat edhe Milani në Itali. Mediat më të mëdha sportive atje, si ‘Gazzetta dello Sport’ apo ‘Sportmediaset’, shkruajnë se 21-vjeçari i Chelsea-s dhe Nketiah i Arsenalit, janë dy prej 3 alternativave për të zëvendësues Oliver Giroud.

Aktualisht Armando Broja sapo ka lënë pas këputjen e ligamentit dhe është rikthyer të stërvitet te Chelsea pas një periudhe 9 mujore, por për transferimin e tij në San Siro mund të ndihmojnë shumë edhe raportet që kanë dy klubet. Kjo verë ka treguar se Milan dhe Chelsea kanë mbyllur shumë marrëveshje për shkak të pronësisë amerikane që kanë klubet. Nëse do jetë edhe rasti i Brojës apo jo kjo mbetet për tu parë.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën