Gjykata e Tiranes vendosi arrest me burg për Altin Çokun duke pranuar kërkesën e prokurorisë e cila e akuzon për shkaktim të vetëvrasjes ndaj 27 vjeçares pak ditë më parë në Kamëz.
Seanca po mbahet në Gjykatën e Tiranës.
Në seancë Çoku ka deklaruar: “Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H. Jam përdorues i Tik Tok si gjithë të tjerët”
27-vjeçarja në Kamëz të Tiranës, i dha fund jetës më 12 shkurt 2024, duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i publikuan foto intime në TikTok. E reja që kishte një vajzë 2 vjeçe dhe punonte te shtëpia e tij si sanitare.
39 vjeçari ka edhe precedentë të mëparshëm dhe rezulton i dënuar nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie".
Lajmi ne perditesim...