Tirane-   Vrasja e Martin Canit, nxënësit 14 vjeçar të shkollës 9 vjeçare 'Fan Noli' në Tiranë nga një bashkëmoshatar, nxënës i po kësaj shkolle, ka tronditur mbarë shoqërinë dhe jo vetëm, ndërkohë sa vjen dhe është në rritje shqetësimi për fenomenin e bullizimit në rrjete sociale.

Në këto kushte qeveria vendosi të hedhë në diskutim hapin që do të ndërmerret më pas, për të gjetur mënyrën se si do të përballen me një prej fenomeneve më të rrezikshme të shoqërisë, dhunës mes të miturve që kryesisht frymëzohet nga përdorimi pa kriter i rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për dy propozime: Mbyllja në Shqipëri e Snap Chat apo TikTok apo vendosja e filtrave në këto dy rrjete sociale tepër të populluara mes adoleshentëve.

Duke cilësuar platformat e Tik-Tok dhe Snap chat burimet me pjellore të nxitjes së dhunës dhe bullizimit mes të miturve, kryeministri Edi Rama doli me një propozim konkret, për të cilin kërkoi bashkëpunimin e prindërve. Të mbyllet apo jo Tik Tok e Snap Chat.

Dilema është nëse duhet të provojmë të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave kur në fakt nga të gjitha eksperiencat mësojmë s efektiviteti është ende shumë i ulët. Ndërkohë që stimujt dhunës dhe rastet e bullizmit online vetëm ritën.  Apo të ndërmarrim masë drastike për mbylljen plotë të TikTok apo Snapchat në Shqipëri. Do e hedhim për diskutim me prindërit, ku do angazhohen gjitha shkollat, për të marrë një vendim demokratik për një problem kaq të madh por kompleks në përmbajtjen dhe zgjidhjen e vet' tha Rama sot (20 nentor) në një deklaratë për median pas mbledhjes së qeverisë

Rama solli si shembull dhe eksperiencën në shtete të tjera si Australi, Francë apo Spanjë

Këto janë të vërteta të thjeshta më të cilat nuk është e vështirë të biem dakord si prindër apo qytetarë dëshmitarë të shoqërisë së kohës të botës së sotme, ku garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Shumë shtete po përpiqen filtra mbrojtës, por end epa rezultat. Çdo prind është dëshmitar i faktit se presioni i tërheqjes së fëmijëve nga telefonët bëhet gjithnjë e më i përballueshëm edhe brenda mureve të shtëpisë. 
Duke ndjekur hap pas hapi se çfarë bëjnë vendet e tjera, për ta ulur këtë presion. Janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme që nga Australia ku po tenohet ndalimi i aksesit në rrjetet sociale të fëmijëve në moshën 16 vjeç. Deri të Franca, apo Spanja ku fillimisht u vendos që fëmijët deri 14 vjeç të mos hapin llogari online dhe së fundmi ky kufi është rritur në 16 vjeç.

Puna për rritjen e sigurisë në shkolla, nuk do të mbetet me vetëm këtë inciativë.

“...Për projektin e ngritjes së një sistemi të ri digjital të kontrollit të shkollave dhe të çdo klase në kuadrin e sistemit të ri kombëtar të monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare dhe të rrugëve të qyteteve tona. Po punojmë prej më shumë se një viti për këtë projekt me qeverinë e Emirateve të Bashkuara”

Dorën ua zgjati sërish prindërve, të cilët në këtë betejë i cilëson aletatët me të mëdhenj.

Pres me padurim rezultatet e këshillimit të gjerë me komunitetet e prindërve, lidhur me qasjen që duhet të zgjidhim së bashku ndaj Tik-Tok-ut, SnapChat-it apo të dyve bashkë sepse nga të gjitha hulumtimet tona, janë dy burimet më pjellore të çoroditjes, të nxitjes së dhunës dhe të akteve të bullizmit deri dhe pastaj në tragjedi si kjo e fundit nga e cila ne duhet me patjetër të gjithë së bashku të dalim si shoqëri dhe si shtet me një përgjigje sa më efektive.

Më 18 nentor, Martin Cani u vra me thikë nga shoku i shkollës së tij 'Fan Noli' pak metra larg shkollës, pas një sherri pas orarit të mësimit. Autori edhe ai 14 vjeç u arrestua dhe në dëshminë e tij tha se ishin zënë se 'e shikonte'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:26
Rama për sigurinë në shkolla: Do vendosim kamera inteligjente në klasa, gati për 20 muaj! Sanksione për shkeljen e rregullit të ndalimit të telefonave

 

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, është shprehur se qeveria shqiptare është duke punuar për ngritjen e një sistemi të ri dixhital për kontrollin e shkollave dhe klasave në vend me kamera inteligjente.

Rama u shpreh se po bashkëpunojnë me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe se synohet që plani të jetë gati brenda 20 mujash.

Më tej, Rama shtoi se do të rishikohen edhe masat ndëshkuese nëse shkelet rregulli i ndalimit të telefonave në shkolla.

"Nga ana tjetër, siç e kam lajmëruar në fillim të vitit shkollor, kemi adresuar temën e sigurisë në shkollë. Jemi duke punuar për një sistem të ri dixhital të kontrollit të shkollave dhe çdo klase me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare dhe të qyteteve. Po punojmë prej një viti me këtë projekt me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ky sistem është realizuar me sukses në aspektin e rritjes së sigurisë në përgjithësi dhe me rezultate mbresëlënëse në rritjen e sigurisë dhe uljen e bullizmit në shkolla.

Kemi dakordësuar dhe volumin e financimit, dhe së shpejti, do ta prezantojmë publikisht dhe do të nisim punët për zbatimin që synojmë të përmbyllim plotësisht në 20 muaj ndërkohë që hap pas hapi fillojmë pajisjen me këtë sistem. Prej vitesh kemi ndaluar hyrjen e celularëve nëpër shkolla, por është koha për të rishikuar sanksionet për shkeljen e këtij rregulli”, tha Rama.