Altin Goxhaj kandidat për Avokatin e Popullit, Pandeli Majko nuk mban dot të qeshurën me platformën 'Anti Soros'

Altin Goxhaj kandidat për Avokatin e Popullit, Pandeli Majko nuk mban dot të qeshurën me platformën 'Anti Soros'

Gjatë prezantimit të kandidatiti Altin Goxhaj, ajo që nuk u pa në kamera ishte reagimi i socialistit Pandeli Majko. Majko nuk arriti të mbante dot të qeshurën në seancën dëgjimore, nga latforma e mbajtur nga Goxhaj, 'AntiSoros'.

 “Jeni në shkelje të ligjit të gjithë këtu. Keni sjellë një listë me 20 emra, ndërkohë që vetëm 13 prej tyre janë të paligjshëm. Keni shkelur ligjin duke shtyrë dy herë afatin. Keni bërë futje proceduriale. Dy herë që keni bërë shtyrje keni harruar se tre muaj përpara se të mbarojë mandati duhet shpallur fituesi.

Problemi i madh që ka Shqipëria është shpopullimi. Të mos i ndahet avokati i popullit shkelësit të ligjit. Avokati i popullit në Shqipëri nuk duhet të merret me fushata por ai që është në komisariat në momentin kur merr sinjalin e parë.

Kemi avokat populli që manipulon provat. Kemi një avokat që del kundër popullit. E rëndësishme është se pas kësaj salle, unë ju siguroj se kemi bërë gati si në Kosovë rrjetin e avokatëve të popullit në të gjithë Shqipërinë për t’u përballur me këtë të keqe”, tha ai.

Goxhaj bëri një deklaratë dhe sa i takon komunitetit LGBT. “Po të jem unë, nuk do të shkelë këmbë LGBT-je në shkollat e Shqipërisë deri në 18 vjeç. Kjo është axhenda e Soros. Ne duan të na zëvendësojnë brenda 20 vitesh”, tha Goxhaj.


Lajmi kryesor:

Seanca dëgjimore për Avokatin e Popullit, 19 kandidatë shpalosin platformat! Tërhiqet një prej tyre


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb