Kombëtarja U 19 nga sot do të drejtohet ish-futbollisti Altin Lala.
 
Ish-kapiteni i kuqezinjve dhe ekipit të Hanoverit në Gjermani, ka marrë drejtimin e Kombëtares U 19 duke zëvendësuar një tjetër legjendë të kombëtares shqiptares, Foto Strakoshën.
 
Ky i fundit do të vijojë karrierën e tij pranë klubit te njohur të Greqisë Olimpiakos.
 
Lala është lojtari që ka mbajtur më gjatë shiritin e kapitenit të kombëtares shqiptare me plot 79 të tilla.
 
Tashmë kapiteni legjendar që deri tani ka mbajtur postin e zëvendëstrajnerit të kombëtares nën drejtimin e De Biazit, do të drejtojë kuqezinjtë U19.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)