ALUIZNI: 367 legalizime në Durrës

ALUIZNI: 367 legalizime në Durrës
TIRANE- Zyra e ALUIZNI-t për Qarkun e Durrësit ka publikuar emrat e 367 qytetarëve në zonën e ish- Kënetës të cilët duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t në qytetin e Durrësit për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit.

“Bëjmë me dije të gjithë qytetarët mbi lehtësirat financiare që janë vendosur në zbatim të ligjit nr. 50, dt. 15/05/2014.Në bazë të këtij ligji ju do të përfitoni një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve. Në rast mosrespektimi të këtij afati, ju nuk do të keni më mundësinë të përfitoni zbritjen -20%, por vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë” thekson ALUIZNI Durrës në deklaratën për shtyp.

Po kështu, ALUIZNI thekson se në zbatim të ligjit, qytetarët do të përfitojnë edhe një zbritje - 10% të vlerës së parcelës ndërtimore si garanci për pagesën në mënyrë të rregullt të energjisë elektrike. “Jeni të lutur të paraqiteni pranë zyrave tona dhe të respektoni afatet. Menjëherë pas likuidimit të faturës së parcelës ndërtimore nga ana Juaj, ALUIZNI- Durrës garanton pajisjen tuaj me leje legalizimi brenda ditës” thekson deklarata që mban firmën e drejtorit të degës së Durrësit Flamur Gjuzi
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)