TIRANE - Dega Rajonale Numër 1 e ALUIZNI-t për Qarkun e Durrësit ka publikuar emrat e 560 qytetarëve që duhet të paraqiten pranë zyrave të saj për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe e për të bërë të mundur përfitimin e pronësisë mbi truallin përkatës.

ALUIZNI ka theksuar herë pas here lehtësirat financiare që janë vendosur në zbatim të ligjit, falë të cilave qytetarët mund të përfitojnë një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore.