Me vendim të Agjencisë së Legalizimeve, 39 familje në njësinë bashkiake 4 në kryeqytet do të marrin lejen e legalizimit të banesës së tyre. Ky është hapi i fundit në prag të marrjes së tapisë për banesën.

Tashmë do të jetë ALUIZNI që do të dërgojë dosjet e plota në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë për tu dhënë më pas certifikatën e pasurisë banorëve.

Sipas procedurave të reja, familjeve që kanë zënë tokën e të tretëve fillimisht do tu regjistrohet vetëm objekti, ndërsa pas kompensimit të pronarëve do të vijohet me regjistrimin dhe të truallit.

Nga ana tjetër për familjet që kanë ndërtuar në tokën e tyre apo dhe në tokën e shtetit do të vijohet menjëherë me regjistrimin të objektit por dhe të truallit. Brenda 10 ditëve do të jetë ZRPP që do të kthejë përgjigje mbi regjistrimin e objekteve për të cilat ka marrë vendim ALUIZNI.