ALUIZNI legalizon dhe kabinat
elektrike. Pronari: Mbi tokën time

ALUIZNI legalizon dhe kabinat<br />elektrike. Pronari: Mbi tokën time
TIRANE - Ndërtimet pa leje po i zënë frymën kryeqytetit, aq sa dritarja e komshiut mund të jetë te muri i shtëpisë tënde. Por këto ndërtime duket se tani nuk po kursejnë as pronat të cilat janë nën administrimin e kompanive shtetërore.

Paradoksi ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Vokri” dhe rrugës “Qemal Stafa”. Ku “pronari” i një ish-zdrukthtarie, ka filluar të zgjerojë aktivitetin e tij edhe te dy kabinat elektrike. Kabina këto që sipas rregullit janë pronë e CEZ-shpërndarjes. Por ajo që është akoma edhe më e çuditshme në këtë pronë është fakti, se ALUIZNI, ka dhënë lejë legalizimi për sipërfaqen ku po ndërtohet, pra aty ku janë kabinat elektrike.

Kabinat ektrike janë në truallin e një pronari tjetër, i cili ka edhe një banesë pranë tyre. Kabina të cilat në momentin që nuk shfrytëzohen më nga shteti kalojnë nën shfytëzimin e tyre. Zyra e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, në vitin 1996 i ka kthyer pronën Kosta Raçit. Ku sipas vendimit të kthimit të pronave shkruhet se “Pronari Kosta Raçi (trashëgimtarët e tij) ka të drejtën e parablerjesë së dy kabinave elekrike me sip. S=83.8m2 dhe të dyqanit të zdrukthtarisë me sip. S=49,0m2 në bazë të nenit 21 ligji nr. 7698 dt. 15.4.1993 në momentin e privatizimit të tyre” shkruhet në vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave. Kjo pronë tashmë është në pronësi të Hekuran Çalës, i cili para dy vitesh e ka blerë me të drejta të plota te pronari Kosta Raçi. Pra sipas vendimit, kjo pronë në momentin e privatizimit ka të drejtë të blihet nga pronari aktual Hekuran Çala dhe trashëgimtarët e tij.

ALUIZNI                                                        

Në vitin 2011, ALUIZNI ka dhënë lejen e legalizimit për 40m2 sipërfaqe shtetasit Millan Popa. Ndërsa në vitin 2013 ALUIZNI ka dhënë lejen e legalizimit me sipërfaqe 26 m2 shtetases Jovankë Sharka, e cila jeton në qytetin e Durrësit. Siperfaqe kjo që është e kabinave elektrike. Ndërsa sipas CEZ-shpërndarjes në një përgjigje për ALUIZNI-in shkruan se “Sipërfaqja e kërkuar nga Z.Popa për regjistrim leje legalizimi sipase Gen-Planit të paraqitur nuk është pronë e (KESH) CEZ-shpërndarja”shkruhet në kthimin e përgjigjes. Familja Popa e cila e ka marrë lejen e legalizimit për zdrukthtari, i ka blerë pjesë e kabinave elektrikee, Jovankë  Sharkaj e cila kishte marrë lejen e legalizimit për 26 m2.

NDERTIMI

Ndërtimi që po bëhet  te kabina elektrike, veç të tjerash  ka dëmtuar edhe banesën e pronarit që ka truallin. Ndërtuesi Millan Popa, ka dëmtuar edhe banesën e Hekuran Çalës, duke i çarë edhe muret e shtëpisë. I biri i pronarit Blendi Çala duke denoncuar këtë rast për “Shqiptarja.com”, shprehet “Nuk arrij ta kuptoj çfarë po bëhet1 këtu,këta po vijnë dhe po ndërtojnë në pronën time. Kabinat elektrike për momentin janë të shtetit dhe nëse ato privatizohen ne kemi të drejtë t’i marrim ato. Pasi pronari që na i ka shitur ne truallin na i ka shitur me gjithë të drejtat që kishte.

Si ka mundësi që ky ndërton në shtëpinë time dhe askush nuk reagon. Unë kam nisur edhe një kërkesë në Bashkinë e Tiranës, për të bërë ndërhyrje dhe ta prishë sktukturën që po bëhet te kabina elektrike e cila është në pronën tonë” shprehet Blendi Çala. Ai më tej shprehet se është e çuditshme, që të legalizohet nga ALUIZNI, vendi ku janë kabinat elektrike. ALUIZNI ja ka dhënë lejën e legalizimit një gruaje plakë, Jovankë Sharkaj, e cila nuk ka jetuar asnjëherë aty , sepse aty është kabina.

Ndërsa ata që kanë marrë zdrukthtarinë, familja Popa ja ka blerë, Jovankë Sharkaj” thotë Çala. Ai gjithashtu shprehet se për këtë gjë ka bërë edhe kallëzim penal, kundrejt shtetasit Millan Popa, i cili është duke bërë këtë ndërtim.  Familja Çalja ja ka blerë këtë truall para dy viteve familjes Raçi, e clia tashmë jeton në Amerikë.

Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.03.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën