ALUIZNI: Miratohen lejet e reja për 
177 objekte në Tiranë ja emrat LISTA

ALUIZNI ka bërë publikë emrat e 177 qytetarëve në Tiranë për të cilët janë përfunduar procedurat e legalizimit dhe u mbetet vetëm për t’u paraqitur për tërheqjen e lejeve dhe kryerjen e procedurave për marrjen e dokumentit të pronësisë.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë, numri total i lejeve të dhëna nga viti 2006 ka arritur në 57 mijë. Ndryshimet e fundit ligjore bënë të mundur legalizimin e 15.294 ndërtimeve në vitin 2014 dhe 19.714 të tjerave për periudhën janar-26 tetor 2015.

ALUIZNI bën gjithashtu me dije se është kryer evidentimi faktik në terren për 124.332 ndërtime pa leje. Kjo rocedure,përfshin përditësimin në terren të gjendjes ndërtimore dhe plotësimin e hartimin e dokumentacionit teknikoligjor (proces verbal, genplan, planimetri, hartë e përditësuar e zonës kadastrale, etj.).

Përmes një vendimi të miratuar këtë muaj, Këshilli i Ministrave ka ndryshuar procedurat e legalizimit të ndërtimeve pa leje, afatet e shqyrtimit, të miratimit apo skualifikimit të tyre, si dhe formulën  e aplikimit nga ana e zotëruesve të objekteve.

Sipas përcaktimeve të reja, ALUIZNI miraton lejen e legalizimit brenda 30 ditëve nga momenti i kualifikimit të ndërtimit informal.


Redaksia online
( b.h/Shqiptarja.com )

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Manchester City ndalet 2-2 në fund, barazime me gola edhe për Liverpool e Chelsea

Manchester City ndalet 2-2 në fund, barazime me gola edhe për Liverpool e Chelsea