Aluizni do të rihapë dhe një herë dosjet për ata që kanë përfituar një certifikatë pronësie në mënyrë të parregullt.
Drejtori i Agjensisë së Legalizimeve për Tirana 3, drejtori që përfshin zonat informale të Bathores, Kamzës, Paskuqanit dhe Vorë-s, Paulin Rajta shprehet se raste të shumta abuzimi janë veretjtur gjatë verifikimit të ndërtimeve pa leje në zonat informale të kryeqyetit .

“Shumë nga ata që jane me çertifikata pronësie realisht nuk bien në tokat e tyre. I dërgojmë në bazë blloqesh ku mund të ketë nga 50 deri në 100 shtëpi për statusin juridik të hipotekës. Hipoteka brënda 15 ditësh e shqyrton dhe na e sjell, atje ku ka mospërputhje bëjmë shpallje në njësitë administrative të listës së tyre dhe për 45 ditë kush ka vërejtje ose probleme që e ka gabim dhe duhet të ndryshojë bën opsionet e veta. Ka mospërputhje të tmerrshme, del Bathorja në Kashar del Kashari në Ndroq” shtoi ai.
Rajta shpjegon dhe procedurat që do të ndiqen pas ndryshimeve ligjore.
“Nga momenti që kemi bërë matjet në terren duhet që për 10 ditë ne ta nxjerrim dosjen për punë. Brënda një muaji ti bëjmë lejen aktin e kualifikimit, brënda 5 ditësh ta dërgojmë në hipotekë dhe brënda 10 ditësh hipoteka të bëjë regjistrimin e saj. Tapinë qytetari do ta marri në shpi me anë të postës. Ata që paguajnë brënda 45 ditëve kanë një ulje prej 20 % ata që paguajnë prej një vit rrjesht rregullisht energjinë elektrike ka prapë 10 % ulje” vijoi ai.

Deri më tani për zonën Kamëz –Paskuqan numri i ndërimeve pa leje llogaritet rreth 35 mijë. Ndër to 4 mijë janë legalizuar, 5 mijë të tjera janë gati, por për mungesë dokumentacioni nuk kanë përfunduar ende, ndërsa pjesa tjetër është ende në proces.
Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO