AMA, “në sitë” liçencat për transmetuesit me karakter feta

Çdo subjekti që do të aplikojë për një liçencë të transmetimit audio të komunitetit me karakter fetar, Autoriteti i Mediave Audiovizive do të këkojë gjatë shqyrtimit të dokumentacionit edhe informacione nga 5 institucione të tjera.

Kjo është vendosur në projektrregulloren për dhënien e liçencave të transmetimit audio të komunitetit.

Në nenin 13, pika 4, renditet si kusht edhe verifikimi/informacioni për aplikuesit që kërkojnë liçencë.

Kjo gjë do t’i kërkohet Komitetit Shtetëror të Kulteve, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Avokatit të Popullit, Shërbimit Informativ dhe Policisë së Shtetit. 


Redaksia Online

(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Emocion/ Një piano, tezgjah e muzika e oborreve të Shkodrës! Robert Bisha sjell koncertin e veçantë te Liqeni i Shkodrës