AMA reagim për sulmin me armë në banesën e Lalës: Integriteti është themeli i shoqërisë, dënojmë sulmin

AMA reagim për sulmin me armë në banesën e Lalës: Integriteti është themeli i shoqërisë, dënojmë sulmin

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar pas sulmit ndaj banesës së gazetares Klodiana Lala. Në reagimin e AMA-s thuhet se sulmi ndaj Lalës është sulm ndaj fjalës së lirë dhe integritetit të gazetarit.

Reagimi i plotë:

Autoriteti i Mediave Audiovizive u njoh nga media me sulmin që i është bërë mëngjesin e ditës së sotme banesës së babait të gazetares të televizionit News 24 Znj. Klodiana Lala.

Fjala e lirë, intergriteti i profesionit të gazetarit janë në themel të një shoqërie demokratike.

Autoriteti i Mediave Audiovizive dënon me forcë sulmin me armë dhe i bën thirrje organeve kompetente të hetojnë dhe të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të rëndë.

Në radhë të parë si qytetare dhe në radhë të dytë si gazetare Znj. Lala dhe familja e saj nuk duhet të ndihen të kërcënuar.

AMA solidarizohet me Znj. Lala, mbron lirinë e shprehjes, median e pavaruar dhe gazetarët që ushtrojnë me guxim profesionin e tyre.

Autoriteti i Mediave Audiovizive


Lajmi kryesor:

Breshëri plumbash në banesën e prindërve, gazetarja Klodiana Lala: S'kam konflikte, sulmi për shkak të detyrës (VIDEO)


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston