Breshëri plumbash në banesën e prindërve, gazetarja Klodiana Lala: S'kam konflikte, sulmi për shkak të detyrës (VIDEO)

Tiranë- Banesa e prindërve të gazetares së kronikës Klodiana Lala është bërë pre e një sumi me armë mëngjesin e sotëm. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga burime policore, të cilat saktësojnë se sulmi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa fatmirësisht askush prej familjarëve nuk është lënduar.

Në drejtim të banesës është derdhur një breshëri kallashnikovi. Burimet saktësojnë se familjarët e Lalës, prindërit, vëllai por edhe fëmijët e gazetares ndodheshin në banesën që u sulmua në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija" në Tiranë.

Policia në njoftimin e saj zyrtar thotë se po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Vetë gazetarja Lala me anë të një statusi në Faceboook  ka deklaruar se sulmi ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si gazetare.

"Te dashur miq! 
Po ju flas në emrin tim dhe të familjarëve të mi. Jemi mirë, asnjëri prej nesh nuk është lënduar. Megjithatë, jemi të tronditur nga ngjarja. Duke i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, ju siguroj se unë dhe familjarët e mi, nuk kemi asnjë konflikt personal.
Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës time si gazetare. Këtë profesion e kam ushtruar me ndershmëri e profesionalizëm ndër vite, e do vazhdoj ta ushtroj këtë detyrë me të njëjtin përkushtim, pavarësisht gjithckaje. 
Falenderim Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit që u angazhuan maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes.
Ju jam mirënjohës secilit prej Jush që mu gjend pranë në këto momente të vështira"

Klodiana Lala

Statusi në profilin e gazetares Klodiana Lala

Për ngjarjen reagoi edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili dënon aktin e rëndë. Vetë Lala e kontaktuar nga UGSH-ja, ka deklaruar se sulmi ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si gazetare.

Gazetari Dricim Caka raporton për Report Tv se nuk është hera e parë që gazetarja Lala kërcënohet për shkak të detyrës. Ai thotë se mënyra se si sulmi është kryer flet për një paralajmërim që i bëhet. Sipas tij policia ka gjetur të paktën 10 gëzhoja plumbash në vendngjarje, dy prej të cilëve kishin prekur derën e brendshme të shtëpisë.

Informacion Paraprak

Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.

Nuk ka dëme në njerëz.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:18
Avokati i Popullit reagon pas sulmit të gazetares Lala: Klimë intimiduese, trimëron burracakët

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar gjithashtu në lidhje me sulmin me armë zjarri ndaj gazetares, Klodiana Lala.

Në reagimin e Avokatit të Popullit, thuhet se është e papranueshme që jeta dhe siguria e punonjësve të medias në Shqipëri të sfidohet në një kohë që vendi ynë është rrugën e integrimit europian.

Kjo klimë intimiduese, nuk bën gjë tjetër veçse i trimëron burracakët që do të donin një media dhe gazetarë të nënshtruar ndaj orekseve të tyre.

Shkruhet në reagimin e institucionit

Reagimi i plotë:

AVOKATI I POPULLIT DËNON SULMIN NDAJ GAZETARES KLODIANA LALA DHE SHPREH SOLIDARITET ME GAZETARËT NË MISIONIN E TYRE

Institucioni i Avokatit të Populli dënon sulmin frikësues me armë mbi shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala dhe shpreh solidaritetin me gazetaren.

Është e papranueshme që jeta dhe siguria e punonjësve të medias në Shqipëri të sfidohet në mënyrë kaq brutale në një kohë që vendi ynë është përballë sfidave të reja në rrugën e integrimit europian.

Gazetarët në Shqipëri janë shpesh objekt i dhunës verbale, fyerjeve dhe gjuhës së urrejtjes së iniciuar madje edhe nga autoritetet.

Kjo klimë intimiduese, nuk bën gjë tjetër veçse i trimëron burracakët që do të donin një media dhe gazetarë të nënshtruar ndaj orekseve të tyre.

Duke shprehur mbështetjen e plotë dhe solidare me gazetaren Lala dhe familjen e saj, institucioni i Avokatit të Popullit dëshiron t’u bëhet krah të gjithë atyre që luftojnë për të vërtetën në këtë vend.

Fshehja dhe manipulimi i së vërtetës është një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut, andaj njerëzit që luftojnë për të vërtetën, qofshin ata gazetarë apo jo, duhet të gëzojnë mbrojtje të veçantë.

Avokati i Popullit gjithashtu u bën thirrje autoriteteve që përtej deklaratave formale në shtyp, të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të urryeshme dhe të vendosin përpara ligjit fajtorët.

Ora 19:58
BE dënon sulmin ndaj Lalës: Autoritetet të hetojnë menjëherë ngjarjen

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, në mbështetje të gazetares Klodiana Lala, banesa e të cilës u sulmua me armë zjarri, ka reaguar edhe Delegacioni i Bashkimit Europian.

Dënojmë sulmin kundër gazetarit investigative Klodiana Lala dhe përsërisim mbështetjen tonë më të fortë për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri. Ne ftojmë autoritetet që të hetojnë plotësisht dhe menjëherë ngjarjen.

Delegacioni i BE-së

Ora 19:04
Gramoz Ruçi: Dënoj sulmin, gazetarë, shteti është me ju

Mbi sulmin me armë zjarri drejt banesës së gazetares Klodiana Lala, ka reaguar edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në reagimin e tij, Ruçi ka dënuar ashpër sulmin duke shprehur edhe njëherë mbrojtjen e gazetarëve nga shteti dhe ligji.

Plumbat ndaj gazetarëve, barbaria kundër qytetërimit. Dënoj ashpërsisht kërcënimin ndaj gazetares. Miq gazetarë, kini mbrojtjen e shtetit dhe ligjit. Klodiana, shteti është me ju.

Gramoz, Ruçi, kreu i Kuvendit

 

Ora 18:56
Aleanca e Grave Deputete: Inkurajojmë Klodianën, sulmi ndaj saj është sulm ndaj lirisë

Pas sulmit me armë zjarri të banesës së  gazetares Klodiana Lala, një reagim ka ardhur edhe nga deputetja demokrate Dhurata Çupi, e cila ka folur nën cilësinë e kryetares së Aleancës së grave deputete.

Në reagimin e saj, Çupi shkruan se kjo ishte një ngjarje e rëndë por ka bindjen se gazetarja Lala do të vijojë me profesionalizmin e palëkundur misionin e saj për informimin e publikut.

Një akt mafioz i dënueshëm që duhet të marrë përgjigje me forcën e ligjit. Si nënë, si grua, si drejtuese e Aleancës së Grave Deputete dua të inkurajoj Klodianën për të përballuar këtë ngjarje në këtë ditë të vështirë për të dhe familjen e saj.

Aleanca e Grave Deputete

 

Reagimi i plotë:

Një ngjarje e rëndë dhe e papreçedente, sulmi me armë ndaj familjes së gazetares Klodiana Lala.

Kjo ngjarje na ka tronditur të gjithëve si shoqëri duke vënë në pikëpyetje sigurinë e sicilit prej nesh. Sulmi ndaj një gazetari është sulm ndaj lirisë, sulm i krimit të organizuar që tenton të mbyllë gojën profesionistëve përmes mjeteve që ata njohin, armëve.

Një akt mafioz i dënueshëm që duhet të marrë përgjigje me forcën e ligjit. Si nënë, si grua, si drejtuese e Aleancës së Grave Deputete dua të inkurajoj Klodianën për të përballuar këtë ngjarje në këtë ditë të vështirë për të dhe familjen e saj.

Jam e bindur që ajo me profesionalizmin e palëkundur do të vijojë misionin e saj për informimin e publikut , por po ashtu u kërkojme organeve kompetente të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të rëndë.

Ora 18:41
Kryemadhi konferencë për mediat: Klodi, mos u tërhiq! Mbështesim gjithë gazetarët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së në Tiranë. Në fjalën e saj, kryetarja Monika Kryemadhi ka thënë se është në mbështetje të gazetares së kronikës, Klodiana Lala. Kryemadhi ka thënë se Lala s’duhet të tërhiqet në punën  e saj.

“Droga po helmon shqiptarët. I them Klodit të mos tërhiqet. E dimë që është e vështirë, por duke qenë të gjithë bashkë, është më e thjeshtë t’ju bëjmë ballë. Jemi në mbështetje të gjithë gazetarëve në terren dhe studio, e mijëra zëra në mediat online.”—ka thënë Kryemadhi.

Ora 18:24
AMA reagim për sulmin me armë në banesën e Lalës: Integriteti është themeli i shoqërisë, dënojmë sulmin

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar pas sulmit ndaj banesës së gazetares Klodiana Lala. Në reagimin e AMA-s thuhet se sulmi ndaj Lalës është sulm ndaj fjalës së lirë dhe integritetit të gazetarit.

Reagimi i plotë:

Autoriteti i Mediave Audiovizive u njoh nga media me sulmin që i është bërë mëngjesin e ditës së sotme banesës së babait të gazetares të televizionit News 24 Znj. Klodiana Lala.

Fjala e lirë, intergriteti i profesionit të gazetarit janë në themel të një shoqërie demokratike.

Autoriteti i Mediave Audiovizive dënon me forcë sulmin me armë dhe i bën thirrje organeve kompetente të hetojnë dhe të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të rëndë.

Në radhë të parë si qytetare dhe në radhë të dytë si gazetare Znj. Lala dhe familja e saj nuk duhet të ndihen të kërcënuar.

AMA solidarizohet me Znj. Lala, mbron lirinë e shprehjes, median e pavaruar dhe gazetarët që ushtrojnë me guxim profesionin e tyre.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Ora 18:05
Reagon grupi i grave të PS-së: U sulmua një grua, një nënë, krimi s’mund të frikësojë! Të zbardhet e vërteta

Pas sulmit me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala, ka ardhur reagimi edhe nga grupi i grave të Partisë Socialiste. Në reagimin e deputeteve të PS-së thuhet se sot u sulmua një gazetare e cila ka ushtruar me profesionalizëm detyrën e saj në terren. Grupi i PS-së, kërkon që ngjarja të zbardhet dhe përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 

Ne, grupi i grave deputete të Partisë Socialiste, duam të shprehim shqetësimin tonë për kërcënimin e jetës së një gazetareje. 

Dënojmë me forcë sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala dhe familjarëve të saj. 

Është e patolerueshme dhe e pafalshme që jo vetëm sulmohet një gazetare, por dhuna drejtohet edhe karshi familjarëve. Sulmohet një grua, e cila nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ushtruar me profesionalizëm e ndershmëri misionin e gazetares. Sulmohet një nënë. Sulmohet liria e fjalës dhe e shprehjes. 

Ne, deputetet e Partisë Socialiste nuk e pranojmë dhunën dhe nuk heshtim ndaj akteve të tilla kaq të rënda. 

Ne, deputetet e Partisë Socialiste kemi bindjen që krimi nuk mund të mbulojë të vërtetën, nuk mund të frikësojë, kërcënojë apo lëndojë gazetarët dhe për më tepër, një gazetare grua që raporton për të vërtetën.

Dhuna nuk mund të ndalojë guximin e një gruaje të bëjë me profesionalizëm punën e saj.

Si politikane dhe qytetare të denja të këtij vendi, kërkojmë me forcë të zbardhet e vërteta dhe autorët e dhunës të vihen përballë drejtësisë.

Kërkojmë po ashtu të sigurojmë, që për aq sa na takon do të bëjmë maksimumin për të nxitur organet përkatëse në sqarimin e kësaj ngjarjeje dhe për vënien para përgjegjësisë të autorëve të saj. Askush, për më tepër një grua, një nënë, një profesioniste, nuk duhet të ndihet e kërcënuar nga dora që kërkon t’i mbyllë rrugën lirisë së shprehjes! Ajo kohë, fatmirësisht, ka mbaruar një herë e përgjithmonë!

Ora 18:04
Reagon Ambasada Amerikane: Sulmi ndaj Lalës një akt frikacak, Shqipëria po i afrohet drejtësisë së vërtetë

Pas sulmit me armë zjarri ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala, një reagim ka ardhur edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Me anë të një statusi në Facebook, Ambasada ka dënuar me force sulmin ndaj gazetares duke i kërkuar autoriteteve një hetim tërësor dhe transparent për të nxjerrë autorët përpara drejtësisë.

Fakti që ajo u vu në shënjestër demostron rëndësinë e punës së saj- sjellja e së vërtetës tek populli shqiptar. Një media e pavarur është frymëmarrja e një demokracie të forte. Akte frikacake si ky tregojnë se kriminelët kanë frikë sa më shumë Shqipëria i afrohet një drejtësie të vërtetë.

Ambasada Amerikane 

Reagimi i Ambasadës në Facebook: 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me force sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala dhe familjes së saj. Ne nxisim autoritetet shqiptare të kryejnë një hetim tërësor dhe transparent për të nxjerrë autorët përpara drejtësisë.

Si gazetare, Klodiana ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbulimin e reformës në drejtësi, çështjeve të gjyqsorit dhe vepritarisë kriminale. Fakti që ajo u vu në shënjestër demostron rëndësinë e punës së saj- sjellja e së vërtetës tek populli shqiptar.

Një media e pavarur është frymëmarrja e një demokracie të forte. Akte frikacake si ky tregojnë se kriminelët kanë frikë sa më shumë Shqipëria i afrohet një drejtësie të vërtetë.

Ora 18:04
Sulmi me armë zjarri ndaj shtëpisë së Lalës, reagon Ambasada Amerikane

Pas sulmit me armë zjarri ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala, një reagim ka ardhur edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Me anë të një statusi në Facebook, Ambasada ka dënuar me force sulmin.

Vijon…

Ora 16:28
Sulmi kundër gazetares Lala, reagon OSBE: Dënojmë me forcë aktin, autoritetet të zbardhin ngjarjen

Pas sulmit  në banesën e prindërve të gazetares së kronikës, Klodiana Lala, ka ardhur reagimi dhe nga delegacioni i OSBE në Shqipëri. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, OSBE kërkon që ngjarja të zbardhet teksa thekson se e dënon me forcë këtë akt.

Reagimi i OSBE-së:

Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares Klodiana Lala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë.

Ora 15:59
Sulmi me armë ndaj banesës së gazetares Lala, vjen reagimi i parë nga LSI

Pas sulmit me armë zjarri në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala të shumta kanë qenë reagimet në mbështetje të saj.

Reagimi i parë mbi ngjarjen nga ana e LSI-së ka ardhur nga dy deputetët Shezai Rrokaj dhe Petrit Vasili.

Me anë të një statusi në Facebook, të dy politikanët kanë dënuar sulmin duke shprehur mbështetjen e tyre ndaj saj.

Vasili ka shkruar se gazetaren Klodiana Lala po e mbështesin të gjithë shqiptarët dhe se kjo është një ditë e keqe për të gjithë.

Me Klodiana Lalen jane te gjithe shqiptaret,por jo kriminelet ne pushtet dhe ne rruge. Dite e keqe per lirine e gjithsecilit nga ne. Shqiperia dhe demokracia eshte goditur ne zemer. Klodiana Lala sot nuk eshte vetem, me te jane bashke te gjithe shqiptaret.

Petrit Vasili, deputet

Ndërsa Rrokaj ka vlerësuar edhe njëherë punën e saj si gazetare duke dënuar aktin ndaj saj dhe duke i bërë thirrje Prokurorisë të bëjë detyrën.

Plot 10 plumba në banesën ku ishin prindërit dhe vëllai i saj. Dënoj me forcë këtë akt mafioz, duke i shprehur gjithë solidaritetin e mbështetjen time gazetares Klodiana Lala si dhe vlerësimin për punën saj plot pasion e përkushtim në çështjet investigative, sidomos ato që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar. I bëj apel Policisë dhe Prokurorisë të zbulojnë kërcënuesit dhe t’i vënë para drejtësisë.

Shezai Rrokaj, deputet

Ora 15:24
Sulmi me armë ndaj banesës së Lalës, Artan Hoxha mesazh kriminelëve: Ju kuptuam qartë!

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka reaguar përmes një statusi në Facebook ndaj sulmit me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Në statusin e tij, Hoxha shpreh solidaritet me kolegen, me të cilën ka bashkëpunuar 15 vjet dhe shkruan se mbështetja e tij do të jetë gjithmonë krah kolegëve.

Në fund të statusit të tij, Hoxha i ka dedikuar edhe disa fjalë kriminielëve, duke shkruar se sulmi ishte një mesazh i qartë për gazetarët e terrenit.

Nuk ka asnje dyshim se bresheria e kallashnikovit qe ka terrorizuar dje ne mesnate familjen e koleges Klodiana Lala ka lidhje me detyren e saj si gazetare dhe si reportere e shkelqyer terreni....
Mesazhi eshte i qarte, vija e kuqe nuk duhet shkelur, nga reporteret e terrenit. Per fat te mire babai, nena e semure, vellai, motra dhe dy vajzat e Klodit qe kane qene ne banese kane shpetuar pa deme. Ngjarja me ka shokuar, me ka lene pa fjale dhe me ka tronditur pa mase. Jo thjesht pse ka vene ne shenjester Klodin me te cilen kam punuar prej 15 vitesh, ngjarja do ishte njelloj e rende sikur kedo nga reporteret apo gazetaret ta kishin vene ne objektiv. Nuk kam pike dyshimi se Klodi do te shkurajohet apo do te humbe qofte dhe nje fije nga guximi dhe kurajo qe e karakterizon ne profesionin e saj.

Ju kuptuam QARTË zotërinj kriminelë. Nuk na latë fije dyshimi se me kë kemi të bëjmë.

Artan Hoxha, gazetar

Statusi i plotë në Facebook:

Nuk ka asnje dyshim se bresheria e kallashnikovit qe ka terrorizuar dje ne mesnate familjen e koleges Klodiana Lala ka lidhje me detyren e saj si gazetare dhe si reportere e shkelqyer terreni....
Mesazhi eshte i qarte, vija e kuqe nuk duhet shkelur, nga reporteret e terrenit. Per fat te mire babai, nena e semure, vellai, motra dhe dy vajzat e Klodit qe kane qene ne banese kane shpetuar pa deme. Ngjarja me ka shokuar, me ka lene pa fjale dhe me ka tronditur pa mase. Jo thjesht pse ka vene ne shenjester Klodin me te cilen kam punuar prej 15 vitesh, ngjarja do ishte njelloj e rende sikur kedo nga reporteret apo gazetaret ta kishin vene ne objektiv. Nuk kam pike dyshimi se Klodi do te shkurajohet apo do te humbe qofte dhe nje fije nga guximi dhe kurajo qe e karakterizon ne profesionin e saj. Nuk eshte hera e pare qe e kane kercenuar. Perkundrazi, per me shume se nje dekade e gjysem qe punoj me te, jam deshmitare dhe kam qene ne krah te Klodit kur e kane kercenuar me dhjetera dhe me qindra here, me te gjitha format e mundeshme. Pavarsisht presionit te pashembullt Klodi i ka perballuar si asnje femer gazetare qe njoh ne kete vend. Gjithnje ka dale me e forte. Trishtimi dhe tronditja kete radhe qendron ne faktin se ata qe e kane cuar mesazhin e dine kete qe sa po thashe me larte. E dine qe Klodi s'ka frike, se ate personalisht nuk e trembin dhe nuk e bejne dot te hesht. Prandaj kane synuar ta gjunjezojne duke vene ne shenjester familjen e saj. Kam punuar me Klodin qysh kur ishte studente, Ia njoh nje nga nje gjithe familjen, nga prinderit, vellai motrat, bashkeshorti dhe dy vajzat e vogla. Ajo ka nje familje te mrekullueshme, askush, asnjehere, asnjeri prej familjareve te saj nuk ka patur qofte dhe problemin me te vogel me ndokend. Kjo me trondit me shume. Sapo e mesova ngjarjen ne oret e para te dites, fola me Klodin. E pabesueshme, ishte ne pune ne terren duke pergatitur kroniken e dites. Timbri i zerit te saj nuk kishte asnje grame dridhje, frike apo shenje pasigurie. Ishte shpuze, prush e flake si gjithnje. Klodit nuk ia kam kurre friken, por sot jam me familjen e saj dhe uroj qe ta kalojne me sa me pak tronditje dhe dhimbje ngjarjen e mbremshme. Ajo bresheri kallashnikovi na ka futur te dridhurat te gjitheve, ne dhe familjeve tona. Familjare te Klodit, Ju nuk jeni vetem. Klodi, ti nuk do jesh kurre vetem. Me ty jane gjithe shqiptaret, nga jugu ne veri, nga Alaska deri ne Japoni, cdo nje prej tyre qe do mesoje sot per kete ngjarje.
Pak jave me pare i keshillova koleget e mi publikisht, sidomos ata te terrenit, qe te bejne kujdes. Krimi, ai i rruges, i organizuar, i lidhur me politiken apo me shtetin eshte bere me i fuqishem se kurre. Ka dale jashte kontrollit dhe nuk ia ben syri terr para askujt. U kerkova me keqardhje te raportojne deri aty ku nuk rrezikojne jeten e tyre dhe te familjeve te tyre. Sepse ne kete vend nuk ia vlen te rrezikosh me shume. Nuk kemi nevoje per deshmore ne varreza, kemi boll, na duhen heronj te gjalle. Nuk paskam gabuar, sensoret e mi kane qene te sakte. Thjeshe nuk mendova se mesazhi i koduar do te vinte kaq shpejt, kaq i forte, kaq i drejtperdrejt... 
nje bresheri e gjate kallashnikovi mbi familjen e nje reportereje....
Oh c'kob, cfare trishtimi...
Ju kuptuam QARTE zoterinj kriminele. Nuk na late fije dyshimi se me ke kemi te bejme....

Ora 14:37
Sulmi ndaj gazetares, Shoqatat e Mediave: Kambanë alarmi, të kapen autorët

Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë kane reaguar duke dënuar me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj gazetares investigative, Klodiana Lala.

Breshëria e plumbave e lëshuar mbi shtëpinë e saj është këmbanë alarmi që bie fort për rrezikun që u kanoset gazetarëve në kryerjen e detyrës së tyre të përditshme.

Ky është një sulm i paprecedent kundër një gazetarje që ka guxuar të denoncojë raste korruptive e kriminale, si dhe kundër gjithë medias dhe fjalës së lirë.

Plumbat ndaj banesës së gazetares janë një tentativë për të frikësuar dhe për t’i mbyllur gojën, gazetares Klodiana Lala dhe çdo gazetari tjetër në vend që guxon të hedhë dritë mbi ngjarje kriminale e afera të dyshimta.

Ne i kërkojmë policisë së shtetit të veprojë me të gjithë forcën e saj për të hedhur dritë sa më shpejt mbi këtë ngjarje, një prej më të rëndave në vitet e fundit dhe për të vënë para drejtësisë autorët. 

Angazhimi i policisë për të kapur autorët e këtij akti kriminal është edhe një provë që shteti është në anën e gazetarëve dhe jo të atyre që i sulmojnë ata.

Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

Ora 14:10
Dalin pamjet, 10 plumba mbi banesën e gazetares, ja shenjat

REPORT TV siguron pamjet nga banesa e prindërve të gazetares së kronikës Klodiana Lala, e cila u sulmua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Grupi hetimor ka gjetur në vendin e ngjarjes 10 gëzhoja, ndërsa nga pamjet e siguruara duken shenjat e plumbave në mur dhe derën e banesës. Autorët kanë sulmuar me armë banesën duke alarmuar familjen e gazetares Lala.

Ora 13:45
UGSH dënon sulmin: Klodiana Lala u sulmua për shkak të detyrës

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar për sulmin ndaj banesës së prindërvë të gazetares Klodiana Lala, duke e dënuar ashpër këtë ngjarje. UGSH thotë se ka komunikuar nga afër me gazetaren, e cila iu ka komunikuar se sulmi i bëhet për shkak të profesionit të saj si reportere.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon me forcë sulmin e kryer në banesën e reporteres së njohur Klodiana Lala në mëngjesin e ditës së sotme.
Vetë gazetarja Klodjana Lala, i tha zyrës së shtypit të UGSH-së se sulmi është një tentativë e pastër për të frikësuar atë dhe ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si reportere.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka mësuar se ngjarja është e rëndë dhe serioze, pasi ndaj banesës së koleges sonë është derdhur një breshëri me plumba, duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të familjes së saj prindërore.
UGSH i bën thirrje Policisë së Shtetit që urgjent të hetojë ngjarjen dhe të dërgojë autorët para drejtësisë, pasi çdo vonesë do të ndikojë edhe më shumë në acarimin e klimës së lirisë së shprehjes në Shqipëri.
Policia nuk duhet të merret me detaje që çorodisin më shumë opinionin por të gjejë autorin ose autorët e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë.
Kur sulmohet lajmësi, rrezikohet rëndë një nga të drejtat themelore kushtetuese.
UGSH është në kontakt intensiv me organizmat ndërkombëtare në Shqipëri për të kërkuar një angazhim sa më aktiv në mbrojtje të gazetarëve.
Ne u bëjmë thirrje institucioneve shqiptare që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe veçanërisht Ministria e Brendshme të reagojnë menjëherë duke dënuar ashpër sulmin dhe të merren në mbrojtje reporterët.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë


Zyra e shtypit e UGSH

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Budallejn me thas: 30/08/2018 20:44

    Ja filluan tifozat e partive me un grind per kte hale gazetare qe me siguri e ka sajuar vete kete ngjarje,me ndihmen e edi mashtruesit dhe sali hajdutit qe te bejne teater me fruta dhe perime se nuk kishin me argomenta

    Përgjigju
  • Socialisti: 30/08/2018 20:17

    Te vjen cudi me rilindasit komentues. Jane te gjithe njesoj : - Pa ndjenja njerezore,-cinike, - besnike deri ne vdekje te partise dhe me e rendesishmja - PA TRU. Sic duket kjo e fundit eshte kriter i forte per t'u anetaresuar ne tufe. Edhe po m'u tha dora , e cila votoi per te ardhur ne pushtet keto monstra, nuk do te ankohem.

    Përgjigju
  • Fredi: 30/08/2018 19:53

    Cudia me e madhe ne kete vend tre dite zgjat, do harrohet. Shikojeni se cfare shkruajne komentuesit militante dhe injorante. Shqiperia eshte jthyer ne palermin e viteve 70 - 90 por asnje nuk e pranon dhe per me teper debilet nuk kane frike se i shikojne keto ngjarje larg shtepise se tyre dhe harrojne qe cdo njeri i ndershem ndihet njellij i kercenuar si gazetarja Lala. Shtremberon fakte shkruan nje idiot ketu; dmth krimineli qe bredh me AK47 dhe qellon mbi nje familje te tere eshte prekur ne seder, mire ka bere. E kuptoni se ku fle krimi? Mes nesh eshte, ns rruge, ne bare, i kemi komshinj, ne lagje dhe shprehja me idiote eshte, kane leke te thyejne koken, bravo i qofte. Nuk kam simpati per kete gazetare, por di me siguri qe thote pa frike publikisht te verteta te medha dhe te frikshme. Ne rastin Tahiri dhe Cyrbja cdo e dhene e bere publike nga kjo gaxetare eshte 100% e sakte. Perpara disa kohesh prokurori i durresit u perfshi direkt ne sulmin ndaj nje avokati. Avokati leshoi akuza te renda ndaj ketij prokurori dhe deri me sot nuk ka as hetim dhe as ndeshkim ge autoreve. Avokati nuk flet me si foli sepse do e kene kercenuar me jeten e femijeve si ne kete rast. Situata e rendit eshte skandaloze, denimi i merituar i Shullazit, perfundimi i hetime e per Saimir Tahirin qe bredh si Provencano neper male etj ne shtator do i jape nje goditje te rende krimit dhe ushtareve te tij qe kryejne akte te tilla, por nuk mjafton, duhet qe politika te ndahet perfundimisht nga krimi, sekuestrimi i pasurive te pajustifikuara eshte kthyer ne nhe emergjence kombetare. Miratimi i ne ligji te ngjashem me 41 bis si ne itali eshte i domosdoshem. Krijimi i departamenteve qe ushtrojne veprimtari gati te pavarur nga rradhet e policise se shtetit do i fuse tmerrin krimit, por krijimi sa me pare i SPAK eshte ai qe i ve vulen kluftes dhe ndeshkimit te krimit.

    Përgjigju
    • fshatari: 30/08/2018 20:48

      ti fredi i urren fshataret.turp e gjith bota e civilizuar ka Respekt per fshataret.vetem ne shqiperi nga padija njerez si ti vuajne nga injoranca .

  • opioninion: 30/08/2018 17:47

    ajo kalidhje me hasmeri dhe kanune po kadicka me pajtim lame me ish shefi policise se vella ka lidhje binezi dhe larje hesape qe kabere vellai i saje ne jashteshteti

    Përgjigju
  • Naimi: 30/08/2018 15:49

    E di ate kengen popullore moj aguridhe se po i fole nanes gjuhen ta shkurtoj?

    Përgjigju
  • Henri VII: 30/08/2018 15:28

    Ne se flet realisht je ne rregull, ne se shtremberon faktet je ne konflikt

    Përgjigju
  • Ana: 30/08/2018 14:00

    E fitoi azilin dhe kjo...

    Përgjigju
    • Arjan: 30/08/2018 15:36

      Kjo eshte gjeja e pare qe te kaloi neper mend ndaj komentove apo jo?! Larg qofte ndonje plumb femijeve apo hic fare prape te azili e ke mendjen ti?!

  • Sula: 30/08/2018 13:52

    Hajd tani nisu per azil se e fiton direkt..!

    Përgjigju
    • albi: 30/08/2018 15:18

      njerezit e ketij vendi jane perfundimisht vemje....

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur