Amaneti, vjen trupi i Robert Elsie,
homazhe te Biblioteka Kombëtare

Amaneti, vjen trupi i Robert Elsie,<br />homazhe te Biblioteka Kombëtare<br /><br>
Trupi i albanologut me famë botërore, Robert Elsie, i cili u nda nga jeta më datë 2 tetor, ka mbërritur sot në vendin tonë. Trupi i albanologut Elsie mbërriti në Rinas në orën 11:30.

Ai do të prehet në Alpet Shqiptare, pasi ky ishte dhe amaneti i albanologut që la gjurmë në historinë botërore. Ndërkohë, prej orës 14:00 po zhvillohen homazhe te Biblioteka Kombëtare në nder të albanologut me famë botërore.

Në homazhe kanë marrë pjesë shumë personalitete shqiptare, si dhe disa politikanë, mes tyre ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Në një mesazh të shkurtër pas homazheve, Berisha e cilësoi Robert Elsie një enciklopedi të gjallë. Më pas, trupi i tij do të niset drejt qytetit të Shkodrës, për t’u prehur përjetësisht në Alpe.

[gallery]24309[/gallery]






Robert Elsie
Robert Elsie

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari