Ambasada e SHBA bën paralajmërimin e fortë për zyrtarët e korruptuar dhe ‘bosët e krimit': Po ju vjen fundi (VIDEO)

TIRANE- Me anë të një video informuese një javë e ngritja e SPAK, ambasada amerikane në Shqipëri ka paralajmëruar 'bosët e krimit' dhe zyrtarët e korruptuar se ditëve kur ishin të paprekshëm po iu vjen fundi. Ambasada njofton se SHBA është e angazhuar që SPAK të funksionojë në mënyrë të pavarur edhe me një mbështetje financiare prej 2 mln dollarësh.

SHBA do të sjellë në Shqipëri 35 prokurorë dhe hetues që do të ofrojnë trajnim për SPAK në luftën ndaj korrupsionit, pastrimit të parave dhe trafikimit të njerëzve, ndërsa këshilltarët ligjorë të ambasadës po këshillojnë prokurorët shqiptarë që punojnë mbi çështje penale ekzistuese. Sipas saj, sistemi i ri i drejtësisë siguron dy gjëra: pavarësi më të madhe të hetimeve nga ndikimi politik dhe lloje të tjera ndikimesh të papërshtatshme, por edhe llogaridhënie më të madhe.

"SHBA janë të përkushtuara të ndihmojnë Shqipërinë për të ndërtuar një sistem drejtësie me integritet. Të gjithë qytetarët shqiptarë janë aktorë kur kërkojnë që Reforma e Drejtësisë do të çojë në një gjyqësor transparent dhe që i jep llogari publikut. Ditëve të shkuara të zyrtarëve të korruptuar dhe bosëve të krimit që ishin të paprekshëm po ju vjen fundi. Ditët e shkuara të drejtësisë selektive do të zëvendësohen nga drejtësia për të gjithë. Një strukturë e re anti-korrupsion po krijohet me mbështetjen e SHBA e cila do të ketë në shënjestër këta individë që ia kanë dalë të shmangim ndjekjen penale nëpërmjet kontrollit të emërimeve dhe lidhjeve personale.  SPAK do të funksionojë së shpejti, do të shenjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë.

SHBA janë të përkushtuara për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. Me mbështetjen e tyre prej 2 mln dollarësh, SHBA po ndërtojnë themelet e SPAK. Këshilltarët ligjorë të Ambasadës së SHBA po punojnë me institucionet shqiptare të drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë për të zhvilluar themelet e SPAK dhe do të mbështesim hetimet dhe ndjekjet penale.  Rregullat do të ndërtojnë një proces të bazuar në meritë dhe garanton promovime që janë të lira nga ndërhyrje politike apo të ndonjë lloji tjetër të papërshtatshëm, ofrojmë mbikëqyrje për raste hetimore. Sistemi i ri i drejtësisë garanton dy gjëra, pavarësi më të madhe të hetimeve nga ndikimi politik dhe lloje të tjera ndikimesh të papërshtatshme por edhe llogaridhënie më të madhe të hetimeve nga ndikimi politik dhe lloje të tjera ndikimesh të papërshtatshme por edhe llogari dhënie më të madhe. Sistemi i ri i drejtësisë siguron ndjekje penale më të mira dhe dhënia fund e pandëshkueshmërisë për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar. Këtë vit po punojmë nëpërmjet programit të Partneritetit Nju Xhërsi/ Shqipëri për të identifikuar 35 prokurorë dhe hetues nga Nju Xhërsi dhe federalë për t'u trajnuar mbi legjislacionin e ri penal shqiptar. Nga fillimi i vitit 2020, prokurorët amerikanë do të ofrojnë trajnim për SPAK mbi çështje të tilla si lufta ndaj korrupsionit, pastrimit të parave, trafikimit të njerëzve", përfundon njoftimi i SHBA.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion pritet të nisë nga puna më 19 Dhjetor, datë kjo kur anëtarët e kësaj strukture do të bëjnë edhe betimin e tyre pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Por, me ngritjen e SPAK-ut do të shkrihet Gjykata për Krime të Rënda, kompetencat e së cilës do t’u kalojnë gjykatave në rrethe, vepra penale si krimet në familje apo edhe gjobvëniet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arditi: 12/12/2019 20:02

    PO,PO ME LLAFE PO,,,po iu vjen fundi,,NE REALITET ATA GEZOJNE MILIONAT E VJEDHURA...

    Përgjigju
  • koti: 12/12/2019 14:41

    sbehet shqiperia me shqipetar!-e vertete qe do mbijetoj dhe disa dekada/shekuj

    Përgjigju
  • kolla: 12/12/2019 12:03

    plasi ore?

    Përgjigju
  • I gjithe Populli Shqiptare do Jetoje tani me Liri te plote..: 12/12/2019 10:54

    Tani dhe mund te themi...qe Shqiperise nuk Ju erdhi Demokracia ne 90 ,,por tani me Zbatimin e Ligjeve te korrupsionit . (Amerikane ). Mijnte e medhenje dhe te vegjel ,,Ju eshte zvogeluar strofka e fshehur .. Flm. Amerike ,,Flm Evrope..

    Përgjigju
    • Anna: 13/12/2019 13:07

      A te jete e vertete valle, jam akoma skeptike ne kete drejtim, pasi sistemi i drejtesise eshte i kalbur ne themel

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive