Ambasadorët e SHBA-BE e Gjermanisë te Kryeprokurori i ri: Ju mbështesim për hetimet financiare dhe dosjen 'tërmeti'

Ambasadorët e SHBA-BE e Gjermanisë te Kryeprokurori i ri: Ju mbështesim për hetimet financiare dhe dosjen 'tërmeti'

Soreca, Çela dhe Leyla Moses-Ones

TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses-Ones ambasadori i BE-së,  Luigi Soreca dhe ai gjerman Peter Zingraf janë takuar këtë të mërkurë me kryeprokurorin Olsian Çela.

Ambasadorët kanë vizituar Çelën në zyrën e tij, duke dhënë mbështetje për hetimin e krimeve financiare si dhe dosjes së “tërmetit”, hetim të nisur tashmë nga prokuroria Durrës, Krujë e Tiranë.

"Së bashku me @Leylaones takuam Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Çela. Ne diskutuam prioritetet kryesore të zyrës së tij të re, përfshirë rolin e rëndësishëm të hetimeve proaktive financiare, veprimin e zyrave të prokurorisë pas tërmetit, si dhe fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK. Zgjedhja e Z. Çela është një tjetër hap i rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është prioritet kryesor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE", shkruan Soreca në Twiter.

Në të njëtën linjë ka qenë edhe ambasadori gjerman, Zingraf.

"Gjermania, së bashku me Bashkimin Evropian, ka mbështetur gjithmonë zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri dhe do ta vijojë të bëjë këtë edhe në të ardhmen. Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes parlamentit pas verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një hap thelbësor në zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. I uroj Prokurorit të ri të Përgjithshëm shumë forcë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme", tha Zingraf.

Olsian Çela është prokurori i ri i Përgjithshëm me një mandat 7-vjeçar. Ai u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 5 dhjetor me votat pro të 101 deputetëve. Pas votimit,  Çela është betuar mbi kushtetutë në sallën e seancës plenare. Olsian Çela ishte kandidati i parë i radhitur në listë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, e dyta Arta Marku, kryeprokurore e përkohshme. Ndërkohë pas zgjedhjes si Porkuror i Përgjithshëm, Bashkimi Evropian ka përshëndetur Olsjan Çelës, duke deklaruar se BE është në mbështetje të Shqipërisë për zbartimin e Reformës në Drejtësi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen